Home / Lajme / Maqedoni / Tetova shënoi Ditën e Evropës

Tetova shënoi Ditën e Evropës

7 maj-
“Integrimet europiane nuk nënkuptojnë vetëm zhvillim ekonomik dhe politik, por edhe pjesëmarrje aktive të organizatave civile. Integrimet europiane janë proces që nuk mbështeten vetëm në një segment, prandaj vendet që aspirojnë të integrohen duhet të zhvillojnë segmente të caktuara, ndër më të rëndësishmit sektorin civil”, tha Pake.

Të premten, me një panel diskutim me temë “Organizatat në sektorin civil – sfidë për një Europë të bashkuar” në komunën e Tetovës është shënuar Dita e Europës.

Në këtë panel diskutimi morën pjesë kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, Sekretari i parë i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, z. Patrik Pake, Prof. Dr. Jonuz Abdullahu , kryetarja e Lëvizjes Europiane në Tetovë, Prof. Dr. Liljana Siljanovska, Prof. Dr. Jovan Pejkovski, përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të Organizatave Joqeveritare dhe mysafirë të shumtë.

“Shënimi i 9 majit-ditës së Evropës nëpërmjet këtij panel-diskutimi mbi organizatat në sektorin civil si një sfidë për Europë të bashkuar është një rast i mirë për të nxitur dhe riafirmuar mision e përhershëm human të organizatave qytetare, të cilat me punën e tyre gjithmonë angazhohen për një shoqëri më të mirë, më të barabartë dhe më progresive”, tha kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti.

Sipas tij, komuna e Tetovës, duke e kuptuar rëndësinë e Organizatave qytetare është përpjekur që të jetë e hapur ndaj tyre dhe tashmë ka vendosur një bashkëpunim të frytshëm me ta.

Sekretari i parë i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, z. Patrik Pake u shpreh se është kënaqësi të jesh në komunën e Tetovës, me rastin e shënimit të ditës së Europës. “Me këtë rast shënojmë 60 vjetorin e Deklaratës së Shumanit, e cila kishte për qëllim të ndërtojë një Europë për njerëz, dhe për këtë qëllim festohet Dita e Europës”, tha Pake.

Duke folur për sistemin politik të BE-së, Pake nënvizoi se demokracia është sistem ku qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt participojnë në jetën shoqërore. Dhe pikërisht shoqatat joqeveritare janë instrument për zhvillimin e jetës sociale.

“Integrimet europiane nuk nënkuptojnë vetëm zhvillim ekonomik dhe politik, por edhe pjesëmarrje aktive të organizatave civile. Integrimet europiane janë proces që nuk mbështeten vetëm në një segment, prandaj vendet që aspirojnë të integrohen duhet të zhvillojnë segmente të caktuara, ndër më të rëndësishmit sektorin civil”, tha Pake.

Sipas tij, BE-ja do të përkrah proceset për integrim të shpejt të vendeve aspirante.

Në pjesën e dytë të këtij panel diskutimi me rastin e shënimit të Ditës së Europës, u zhvillua një debat i frytshëm ku u cek roli i rëndësishëm i organizatave civile në procesin e integrimit të vendeve në BE.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *