Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi sërish në ‘konflikt’ me Ahmetin

Teuta Arifi sërish në ‘konflikt’ me Ahmetin

25 maj-
“Nëse BDI vazhdon me këtë politikë shqiptarët nuk do ta duan më. Ne do të duhet të bëjmë zgjedhjen ndërmjet një qeveri apo dëshirave dhe interesava të atyre që na kanë zgjedhur, unë jam për këtë të dytën”, tha Teuta Arifi

Në Maqedoni po rriten dallimet brenda partisë shqiptare në qeveri BDI-së, për rrugën që duhet të ndjekë ajo. Këto këndvështrime të ndryshme vijnë në kohën kur ka pasur tensione politike dhe kur janë rishfaqur sfidat e sigurisë.

Dy figura të larta të BDI-së, kryetari Ali Ahmeti dhe nënkryetarja Teuta Arifi, prej disa kohësh po japin vizione të ndryshme për rrugën që duhet të ndjekë partia.

Ahmeti e bëri të qartë qëndrimin e tij kur deklaroi gjashtë ditë më parë se nuk mendonte se do të ishte zgjidhja e problemeve braktisja e institucioneve:

“Ne përpiqemi që të jemi kontribuues seriozë në zgjidhjen e problemeve”, tha Ali Ahmeti, i cili në disa deklarime përsëriti se është i bindur se do të gjejë mirëkuptim tek partneri i tij i koalicionit VMRO DPMNE.

Por dallimet shfaqen pikërisht këtu.

Vetë partia e Ahmetit para një jave bojkotonte në mënyrë të heshtur Parlamentin, sepse nuk mund të merrej vesh me partinë e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ndërkohë BDI i ka premtuar elektoratit integrimet dhe muaji qershor është afati i vënë nga BE, deri kur Maqedonia duhet të zgjidhë dallimin për emrin me Greqinë dhe të ecë përpara. Por me t’u afruar ky afat presioni është më i madh, pasi sinjalet nuk janë të qarta se zgjidhja do të jetë e mundur.

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, në artikujt e saj të rregullt në të përditshmen “Dnevnik”, vazhdimisht është kritike ndaj kryeministrit, politikave të tij, të cilat ajo i quan edhe “nacionaliste”, saqë në artikullin e fundit shkroi “se nuk do të përkrahte as edhe një ditë këtë qeveri”.

Diçka që kishte paralajmëruar kohë më parë edhe me këtë deklaratë:

“Nëse BDI vazhdon me këtë politikë shqiptarët nuk do ta duan më. Ne do të duhet të bëjmë zgjedhjen ndërmjet një qeveri apo dëshirave dhe interesava të atyre që na kanë zgjedhur, unë jam për këtë të dytën”, tha Teuta Arifi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *