Home / Lajme / Rajon / Thaçi:Shqiptarët të mos jenë pre e kurthit

Thaçi:Shqiptarët të mos jenë pre e kurthit

3 maj-
Në të njëjtën kohë, dua të shfrytëzoj rastin që t’u apeloj shqiptarëve të Maqedonisë që, ata të cilët janë të pakënaqur, t’u bashkëngjiten opozitës politike siç është Partia Demokratike Shqiptare. Do të dimë gjithnjë që bashkërisht dhe politikisht të artikulojmë pakënaqësitë, duke respektuar një procedurë demokratike. Padyshim është një moment delikat. Duhet që të gjithë së bashku t’u përgjigjemi me refuzim dhe me distancim provokimeve të ndryshme që çojnë drejt destabilizimit” ka deklaruar Mehduh Thaçi pas këtij takimi.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka pritur sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Pas takimit, kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi folën mbi diskutimet që patën mes tyre.
Nga ana e tij, lideri I PDSH-së Menduh Thaçi, ka njoftuar kryeministrin për shqetësimet PDSH-së lidhur me procesin që zhvillohet në Maqedoni. Bllokimi i procesit integrues është një shqetësim. e zotin Menduh Thaçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, patëm një diskutim të zgjeruar mbi zhvillimet e fundit politike në të dy vendet, ecuritë dhe progresin e vendeve tona në axhendën e tyre evropiane dhe euroatlantike.

Unë pata kënaqësi të konstatoj dhe të theksoj se paqja, stabiliteti, integriteti i Maqedonisë, integrimi i saj, janë interesi jetik kombëtar më i mirë i shqiptarëve. Unë vlerësoj kontributin e tyre në të gjitha këto drejtime.

Sikundër, dua të theksoj se Marrëveshja e Ohrit përbën arritjen më madhore të shqiptarëve. Arritje të mëdha janë shënuar në zbatimin e saj, por zbatimi i plotë i kësaj Marrëveshje, në të gjithë gamën dhe spektrin, është jo vetëm interesi më i mirë dhe më i domosdoshëm i shqiptarëve, por ky është interesi më i mirë i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Edhe një herë, duke shprehur vlerësimin tim për kontributin e zotit Thaçi dhe të Partisë Demokratike të shqiptarëve në Maqedoni, sot si opozitë që operon në kuadrin e institucioneve të një shteti demokratik, shpreh qëndrimin tim të hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike shqiptare në Maqedoni, por, e vërteta është, edhe me forcat politike maqedonase. Ne me partinë e zotit Gruevski, VRMO-DPMNE, jemi në një familje. Edhe kur Lidhja Social Demokratike ka qenë në pushtet, kemi pasur marrëdhënie shumë të mira edhe me ta. Me fqinjët në tërësi u përmbaheshim përpjekjeve të sinqerta për marrëdhënie miqësore”, tha Berisha.

“Sipas vlerësimeve tona, devijimi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit po ashtu është një shqetësim i jashtëzakonshëm. Edhe kriza ekonomike u bashkëngjitet dy shqetësimeve të para. Në të njëjtën kohë, shfrytëzova rastin që ta informoj Kryeministrin Berisha se Partia Demokratike Shqiptare do të bëjë gjithçka që të mos lejojë shqiptarët e pakënaqur në Maqedoni të bëhen preh e provokimeve të ndryshme ekstreme apo aventuriste.

Në të njëjtën kohë, dua të shfrytëzoj rastin që t’u apeloj shqiptarëve të Maqedonisë që, ata të cilët janë të pakënaqur, t’u bashkëngjiten opozitës politike siç është Partia Demokratike Shqiptare. Do të dimë gjithnjë që bashkërisht dhe politikisht të artikulojmë pakënaqësitë, duke respektuar një procedurë demokratike. Padyshim është një moment delikat.
Duhet që të gjithë së bashku t’u përgjigjemi me refuzim dhe me distancim provokimeve të ndryshme që çojnë drejt destabilizimit” ka deklaruar Mehduh Thaçi pas këtij takimi.
Thaçi poashtu të dielën qëndroi në dhjetë vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *