Home / Lajme / Rajon / Topi: Palët duhet të tregojnë vullnet për zgjidhjen e krizës politike në vend

Topi: Palët duhet të tregojnë vullnet për zgjidhjen e krizës politike në vend

10 maj-
“Unë jam në përpjekje të vazhdueshme, ashtu sikurse edhe faktorë të tjerë institucionalë dhe ndërkombëtarë, me synimin për daljen nga kjo situatë e pakëndshme”, theksoi ai.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, shprehu sot gatishmërinë të thërrasë tryezën e bisedimeve në përpjekje për të zgjidhur situatën politike në vend, duke theksuar se “pozita dhe opozita duhet të tregojnë vullnet per zgjidhjen e saj”.

Në një prononcim për mediat, pas një takimi me ish- të përndjekurit politikë në Muzeun Historik Kombëtar, presidenti Topi tha se “nuk ka ende një dialog institucional që ka të bëjë me situatën politike në vend”.

“Unë jam në përpjekje të vazhdueshme, ashtu sikurse edhe faktorë të tjerë institucionalë dhe ndërkombëtarë, me synimin për daljen nga kjo situatë e pakëndshme”, theksoi ai.

Ai bëri të ditur se ka dëshirë të rivendoset dialogu, por nuk ka asnjë instrument ligjor që të detyrojë palët. “Kur flitet për dialog duhet që edhe pozita edhe opozita të ulen në tryezën e bisedimeve”, tha kreu i shtetit shqiptar.

Sipas tij, “tryeza mund të organizohet vetëm me synimin final daljen nga kjo situatë, pasi një dështim i saj do ta bënte edhe më të pakuptimtë gjendjen”.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar sot se në vend nuk ka krizë, as krizë ekonomike dhe as krizë politike, duke akuzuar opozitën se është ajo që po e shpikë këtë krizë.

Berisha ishte i pranishëm sot në Durrës, në inaugurimin e një shkolle. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Shqipëria është në një moment tepër të rëndësishëm për liberalizimin e vizave dhe ne integrimin ne Bashkimin Europian..

“Për krizë flasin vetëm kallogjerët. Gjatë muajit të ardhshëm do të hiqen vizat për shqiptarët”, tha midis tjerash Berisha. Ai ka përmendur edhe sukseset e qeverisë në katër vitet e shkuara, duke përmendur investimet në infrastrukturë, etj.

Ka hyrë në ditën e saj të njëmbëdhjetë, greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre, ndërsa të dielën i është bashkuar asaj edhe këngëtarja e njohur shqiptare që jeton në Itali, Elsa Lila.

Me kalimin e ditëve, gjendja e grevistëve sa vjen dhe bëhet më e rënduar, ndërsa 16 protestues socialistë u janë drejtuar mjediseve të spitalit për të marrë ndihmën shëndetësore, pasi kanë rezultuar me kushte të përkeqësuara.

Greva e urisë vazhdon që prej mbrëmjes së 30 prillit në çadrat e ngritura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit duken të vendosur në objektivin e grevës së tyre, i cili është ai i realizimit me çdo kusht i transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme kryesocialisti Edi Rama ka thënë para turmës së opozitës se në datën 14 maj një protestë tjetër e madhe parashikohet të zhvillohet në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *