Home / Sport / TROFEU DORËZOHET NË TETOVË,RENOVA KAMPION

TROFEU DORËZOHET NË TETOVË,RENOVA KAMPION

KF Renova këtë vit shënoi sukses të cilin shumë pak skuadra e kanë arritur, pasi siç dihet në 17-të sezonet paraprake vetëm 6-të skuadra janë shpallur kampion, ndërsa tani këtij grupi i shtohet edhe Renova. Kur gjithë kësaj i shtojmë faktin se Renova është klub shumë i ri dhe egziston prej vitit 2003 , atëherë suksesi i kësaj skuadre fiton në vlerë, pasi Renova arrin të shpallet kampion pas vetëm 7 viteve egzistencë.

Tetovë, 15 maj – Dita e shtunë ishte festë e vërtetë e futbollit në Tetovë. Për herë të parë në historinë e futbollit tetovar, ky qytet përjetoi të jetë nikoqir i trofeut për skuadrën më të mirë të sezonit në stinrotin 2009/2010. Ky epitet me plotë meritë i takoi Klubit të Futbollit Renova, të cilët këtë vit bukfalisht ishin më të mirët. KF Renova këtë vit shënoi sukses të cilin shumë pak skuadra e kanë arritur, pasi siç dihet në 17-të sezonet paraprake vetëm 6-të skuadra janë shpallur kampion, ndërsa tani këtij grupi i shtohet edhe Renova. Kur gjithë kësaj i shtojmë faktin se Renova është klub shumë i ri dhe egziston prej vitit 2003 , atëherë suksesi i kësaj skuadre fiton në vlerë, pasi Renova arrin të shpallet kampion pas vetëm 7 viteve egzistencë. Në Tetovë u tubuan numër i konsiderueshëm i tifozëve, ndërsa kishte shumë mysafir, si kreu më i lartë i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me Fadil Vokrin, përfaqësuesit më të lartë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, figura të njohura politike dhe shumë, shumë miq të tjerë. Festa ishte e siguruar pas që më parë dihej se Renova ka të garanuar titullin e kampionit, pa marrë parasysh rezultatin nga përballja e fundit kampionale përballë Rabotniçkit. Mysafirët kishin nevojë për fitore për të ruajtur pozitën e dytë, ndërsa Renova luante vetëm për prestigj. Edhe pse luanin vendasit për të fituar dhe nuk mungonte angazhimi, megjithatë në lojën e futbollistëve vendas ndjehej se sikur më shumë mendjen kanë te festa që do të pasonte pas përfundimit të përballjes. Takimi filloi me lojë të baraspeshuar, ndërsa vlen të ceket se vendasit këtë përballje luanin me fanela ngjyrë ari, të përgatitura ekskluzivisht për këtë përballje. Renova në pjesën e parë kishte disa kanosje, mirëpo të njëjtat nuk u shfrytëzuan, ndërsa në anën tjetër portieri Kovacevic me mbrojtje të sigurta nuk lejonte të preket porta vendase. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në vazhdimu përsërit loja e pjesës së parë. Lufta e madhe zhvillohej në mes të terenit, ndërsa rastet e pakta për të shënuar nuk kishin përfundimin e duhur. Me kalimin e kohës, Rabotnicki vazhdoi gjithnjë e më shumë të insitoi të gjejë golin që do tu sillte sukses për të ruajtur pozitën e dytë në renditje. Pas disa mbrojtjeve të mira të portierit Kovaçeviç, në minutën e 61 mysafirët përmes futbollistit brazilian Fabio Silva, arritën të kalojnë në epërsi. Ky rezultat u konvenonte miqve, ndërsa për vendasit nuk ndryshonte agjë, pasi titullin e kishin të garantuar. Megjithatë Renova vazhdoi të kërkojë barazimin, për të mos lejuar që të mbyllë sezonin me disfatë, mirëpo mbetet fakti se rastet më të mira i kishin futbollistët e Rabotnickit, të cilët disa herë ishin në mundësi për të rritur epërsinë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi vetëm falë mbrojtjeve fenomenale të portierit vendas Lubo Kovaçeviç. Renova fundin e takimit e priti me dy futbollistë më pak, pasi me nga dy kartona të verdhë u ndëshkuan Ylber Aliu dhe Agron Memedi. Edhe përkundër kësaj, Renova kërkonte barazimin, i cili nuk erdhi kurë, pasi ndeshja u mbyll me fitore të Rabotnickit. Megjithatë fishkëllima e fundit e arbitrit kryesor Markovski ishte shenjë për fillimin e festës së madhe në stadiumin e qytetit në Tetovë. Në teren u krijua rrëmujë e madhe, kur të gjithë festonin, të gjithë ishin në delir. Medaljet futbollistëve të renovës ua ndajti zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdylaqim Ademi, ndërsa trofeun e madh kapitenit të Renovës, Vullnet Emini, i’a ndajti kryetari i Federatës së Maqedonisë në futboll, Harallampie Haxhiristeski. Ngritja e trofeut u përcoll më fishekzjarë të cilët kësaj feste i dhanë edhe me shumë sharm. Festa e filluar në stadium vazhdoi edhe në restorant ku u zhvillua manifestimi kryesor me rastin e fitimit të titullit të kampionit, për herë të parënë historinë e Klubit të Futbollit Renova, ndërsa të pranishëm ishin numër i madh i mysafirëve. Drejtuesit e Renovës ndanë numër të madh mirënjohjesh, mes të cilëve edhe për gazetën Koha. Dhurata për Renovën kishin përgatitur edhe Federata e Futbollit të Kosovës, Federata e Futbollit të Maqedonisë, firma Mensam, foto Canon e të tjerë. Në vazhdim u shtrua një koktej, pas të cilit vazhdoi festë e madhe, që zgjati deri në orët e vona të mëngjesit. Dhe Renova kishte të drejtë të festojë, pasi e meritoi një gjë të tillë. Ata thjesht në sezonin 2009/2010 ishin më të mirët dhe dominuan tërësisht Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, duke fituar të drejtën të luajnë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Lamtumira e Sahitit
Dita e shtunë përvec se ishte një festë për Renovën dhe gjithë tifozët e saj, kjo ditë ishte e vecantë edhe për një person tjetër. Drejtori sportiv Lirim Sahiti, i cili më herët ishet kapiten i kësaj skuadre, të shtunën në atë ditë feste, tërhiqet zyrtarisht nga futbolli. Natyrisht që kjo është mënyra më e bukur për tu tërhequr në futbolli, dhe duket se ai gjatë kohë kishte planifikuar tërheqjen dhe është e qartë se e kishte gjetur momentin e duhur.
“Lirim Sahiti me futboll ka filluar në KF Luboteni në moshën 12-të vjecare, ndërsa me 16-të vite e gjysmë ka debutuar në ekipin e parë, në Ligën e Tretë të ish-Jugosllavisë. Ai në këtë skuadër luajti një vit, ndërsa më pas kaloj në KF Shkëndija, në vitet kur formohej kjo skuadër. Në Shkëndijë, Sahiti luajti prej Ligës Komunale, në Ligën e Tretë, të Dytën dhe sigurisht ishte pjesë e ekipit që për herë të parë u ngjit në Ligën e Parë. Më pas Lirim Sahiti kaloi në rradhët e Teteksit ku luajti për tre vite me rradhë. Pas kësaj periudhe Saiti u rrikthye në rradhët e Shkëndijës ku luajti 18 muaj, ndërsa më pas kaloi në kampionatin kosovar në ekipin e Dritës së Gjilanit. Fare në fund Sahiti u transferua në klubin ku gjendet sot e kësaj dite dhe ku arriti suksesin më të madh një jetën e tij në futboll. Sahiti ishte kapiten i Renovës ndërsa në vitin 2004 ishte ndër me të merituarit për inkuadrimin e ekipit në Ligën e Dytë. Ai vazhdoi të luajë në këtë skuadër deri sa mbylli karierën e tij si futbollist në gusht të 2005, ndërsa sot në këtë ditë feste zyrtarisht përshëndetet me futbollin.Ai tani e ka rolin e drejtorit sportiv në KF Renova, prandaj pronari i Renovës z.Shefki Idrizi i dhuroi një dhuratë simbolike, ndërsa tërheqja e Lirim Saitit u respektua edhe me atë që ojnë, duke i mundësuar që pikërisht ai të egzekutojë goditjen fillestare tëpërballjese Renova-Rabotnicki.

Telegrame urimi
Një grup biznismenësh nga Kosova, në krye me Ismet Sulejmanin në pamundësi për të qenë të pranishëm në manifestimin e klubit nga Xhepcishti, për shkak të një rasti të vdekjes, përmes një telegrami urimi KF Renova i uruan titullin e kampionit. Telegram urimi kishin dërguar edhe nga Federata e Futbollit të Shqipërisë e ndënshkruar nga numri një i futbollit shqiptar Armand Duka.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *