Home / Lajme / Maqedoni / Uashingtoni po rikthen vëmendjen në Maqedoni

Uashingtoni po rikthen vëmendjen në Maqedoni

13 maj-
Gjatë vizitës së tij, ndihmës sekretari Gordon, i shoqëruar nga ambasadori Riker do të takojë presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin dhe deputetin e

BDI-së Ali Ahmeti, dhe kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovskin. Zyrtari i lartë amerikan nga krerët e partive shqiptare do ta takojë vetëm kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe asnjë nga liderët e tjerë shqiptarë.

Politika amerikane ka shtuar interesin dhe angazhimin e saj për situatën e krijuar në Maqedoni. Moszgjidhja e kontestit të emrit, tensionet ndëretnike dhe incidentet e armatosur kanë vënë në gatishmëri politikën amerikane.

Për të diskutuar lidhur me këto çështje në Shkup sot do të mbërrijë ndihmës sekretari i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip H. Gordon. Kjo është vizita e tij e parë në Maqedoni, që nga maji 2009 kur Daniell Frid ia dorëzoi pozitën.

Gjatë vizitës së tij, ndihmës sekretari Gordon, i shoqëruar nga ambasadori Riker do të takojë presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin dhe deputetin e

BDI-së Ali Ahmeti, dhe kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovskin. Zyrtari i lartë amerikan nga krerët e partive shqiptare do ta takojë vetëm kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe asnjë nga liderët e tjerë shqiptarë. Në njoftimin e ambasadës theksohet se para takimit me kryetarin e BDI-së Ahmeti në ora 16:00 në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara do të jepet mundësi për fotografim.

Çarls Kupçan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, në Shtetet e Bashkuara ka vlerësuar se vizita e zotit Gordon dërgon një sinjal të rëndësishëm, mbi angazhimin e vazhdueshëm amerikan. “Ballkani tani është rikthyer në fokus. Ky është një ndryshim i rëndësishëm, në kuptimin që Ballkani ka ecur në drejtimin e duhur, por ende nuk ka dalë aty ku duhet”, ka theksuar Kupçan, duke shtuar se Evropa duhet të jetë më e angazhuar në Ballkan, duke qenë se në shumë aspekte puna ka mbetur e papërfunduar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *