Home / Lajme / Maqedoni / UÇK për përleshjen me forcat policore maqedonase në kufi

UÇK për përleshjen me forcat policore maqedonase në kufi

2 maj-
“Njoftohet opinioni mbarë shqiptarë në IRJM se me datën 28.04.2010 në vendin e quajtur Studenë të Karadakut të Shkupit ku ndodhej një pikë furnizimi e, UÇK-së . ushtarët tanë hasën në një pritë nga forcat e armatosura qeveritare sllavomaqedonase , epilogu i së cilës ishte një i vrarë nga pala armike dhe një i plagosur nga radhët tona. Ia bëjmë me dije gjithë opinionin gjithëshqiptar se UÇK- vazhdon me aktivitetin e saj në mbarë hapësirën shqiptare në IRJM”, thuhet në komunikatën nr.1, të nënshkruar nga Arben Selimi.

Një email adresë e mbërritur në adresën e Televizionit Koha, bën të ditur se Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) ka qenë e përfshirë në incidentin e Bllacës në afërsi të kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës .

“Njoftohet opinioni mbarë shqiptarë në IRJM se me datën 28.04.2010 në vendin e quajtur Studenë të Karadakut të Shkupit ku ndodhej një pikë furnizimi e, UÇK-së . ushtarët tanë hasën në një pritë nga forcat e armatosura qeveritare sllavomaqedonase , epilogu i së cilës ishte një i vrarë nga pala armike dhe një i plagosur nga radhët tona. Ia bëjmë me dije gjithë opinionin gjithëshqiptar se UÇK- vazhdon me aktivitetin e saj në mbarë hapësirën shqiptare në IRJM”, thuhet në komunikatën nr.1, të nënshkruar nga Arben Selimi.

Komunikata mban një vulë të UÇK-së. Ministria e Brendshme e Maqedonisë javën e kaluar bëri të ditur se ka pasur përleshje me një grup të armatosur në afërsi të kufirit të Bllacës në Karadakun e Shkupit, me ç`rast janë gjetur edhe katër bunkerë me arsenal të armëve të llojeve të ndryshme.

BDI reagon kundër komunikatës së publikuar me emrin e UÇK-së

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me nxjerrjen e një Komunikate të UÇK-së.

“Perspektiva euro-atlantike e vendeve tona nuk duhet rrezikuar në asnjë moment. Ushtria Çlirimtare e Kombëtare ka një komandant legjitim. Gjithashtu nuk duhet keqpërdorur misioni i shenjtë kombëtarë i kësaj ushtrie që shqiptarëve në Maqedoni u solli të drejtat e barabarta për t’u justifikuar agjenda jopolitike. Sot në përvjetorin e betejës së Sllupçanit përkujtojmë se prijës i luftës në Maqedoni ishte dhe do të mbetet përherë Ali Ahmeti”, thuhet në reagimin e BDI-së, duke shtuar se persona të involvuar në tregti me armë nuk kanë kurrëfarë lidhje me BDI-në. Sipas kësaj partie, qytetarët të mos bien pre e provokimeve dhe se dhuna e papranueshme për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe qëllimeve të saj.
“Kryetari z. Ali Ahmeti është në koordinim dhe komunikim intensiv me garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës-, Bashkimin Evropian dhe NATO-n si dhe me institucionet shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës”, theksohet në reagimin e partisë së Ali Ahmetit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *