Home / Lajme / Maqedoni / UNESKO: Religjioni dhe kultura të mos shndërrohen në forca që çojnë drejt konflikteve dhe ndarjeve

UNESKO: Religjioni dhe kultura të mos shndërrohen në forca që çojnë drejt konflikteve dhe ndarjeve

7 maj
“Dialogu ndërkulturor, siç manifestoni ju sot, vetëm kontribuon drejt mirëkuptimit të faktit se pavarësisht veçantive tona, ndajmë vlera pozitive dhe ballafaqohemi me sfida të ngjashme”, qëndron në mesazhin e njeriut të parë të UNESKO-s.

Para fundit të Dekadës së KB-së për dialog midis civilizimeve, dhe Dekadës për kulturën e paqes, në kushte kur procesi i globalizmit gjithsesi se na bashkon, me rëndësi esenciale është që të mos lejojmë që religjioni dhe kultura të shndërrohen në forca që çojnë drejt konflikteve dhe ndarjeve, është mesazhi i drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s Irina Bokova, që para pjesëmarrësve në Konferencën e dytë botërore për dialog ndërreligjioz dhe ndërcivilizues e transmetoi drejtori i Byrosë rajonale të UNESKO-s në Venecie, Engelbert Ruos.

“Dialogu ndërkulturor, siç manifestoni ju sot, vetëm kontribuon drejt mirëkuptimit të faktit se pavarësisht veçantive tona, ndajmë vlera pozitive dhe ballafaqohemi me sfida të ngjashme”, qëndron në mesazhin e njeriut të parë të UNESKO-s.

Bokova pjesëmarrësit i porositi se para tyre pason edhe vetëm një hap i vogël në drejtim të mirëkuptimit të tërësishëm se jetesa në botë me shumë kultura dhe religjione të ndryshme vetëm mund të na i pasurojë jetat.

“Prej atje del edhe fuqia e madhe e liderëve të bashkësive fetare dhe të tjera që pozitivisht të ndikojnë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë të ndërsjellë, si dhe të kontribuojnë në edukimin e të rinjve në këtë drejtim, posaçërisht në rajonet multikulturore dhe multikonfesionale, siç është rajoni i Evropës Juglindore”, konkludon në mesazhin e drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *