Home / Sport / Van Basten refuzon Milanin: Nuk jam gati

Van Basten refuzon Milanin: Nuk jam gati

I përfshirë në listën e pasardhësve të mundshëm të Leonardos në krye të stolit të Milanit, ish-sulmuesi kuqezi ka mohuar mundësinë e drejtimit të skuadrës duke filluar që nga sezoni tjetër.

“Nuk jam i gatshëm për të stërvitur Milanin. Kam ende probleme me kaviljen dhe mund të kem vështirësi të drejtoj punën në terrenin e stërvitjes. Për të drejtuar një skuadër duhet ta kesh mendjen e qetë, kurse unë kam akoma këtë problem për të zgjidhur”, deklaroi ish-futbollisti i kombëtares hollandeze.

Me daljen nga skena të Marko van Bastenit, emri që lakohet më tepër në mjedisin kuqezi është ai i Filipo Galit. Ai mund të ulet në krye të stolit, i mbështetur nga Mauro Tasoti. Megjithëse “divorci” përfundimtar me Leonardon ende nuk është zyrtarizuar, brazilianin e presin në vendin e tij për t’i dhënë një rol në organizimin e Kupës së Botës 2014.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *