Home / Sport / Van Gal ndez sfidën me “nxënësin” Mourinjo

Van Gal ndez sfidën me “nxënësin” Mourinjo

Pak më shumë se dy javë nga finalja e Ligës së Kampionëve, trajneri bavarez hap “luftën” e deklaratave ndaj ish-zëvendësit në kohën kur drejtonte Barcelonën, Hoze Mourinjo.

Hollandezi i stolit të Bajernit e ka cilësuar provokim mënyrën e festimit të kualifikimit nga ana e Mourinjos për në finale, në përfundim të gjysmëfinales së kthimit përballë Barcelonës në “Kamp Nou”. Pas sfidës së fituar 1-0 nga katalanasit (por e pamjaftueshme për të siguruar finalen) portugezi u soll rreth fushës për të shkuar më pas te tifozët e Interit.

“Unë nuk do të kusha bërë një gjë të tillë. Nuk do të isha sjellë në mënyrë kaq provokuese”, u shpreh Van Gal për “Sportbild”. Më pas ai ka kujtuar Mourinjon në kohën kur e kishte asistent te Barcelona: “E merrte punën me qetësi, ishte shumë i përpiktë dhe më sillte analizat e veta në shtëpi. Ishte i përulur dhe bënte analiza të mira. Qysh atëherë kuptohej se e njihte futbollin”.

Kurse sot, sipas Luis van Galit, “ai (Mourinjo g.s) mendon vetëm për të fituar. Ndërsa unë, përveçse të fitoj, mendoj edhe për lojën e bukur. Rruga ime është më e vështirë”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *