Home / Lajme / Maqedoni / Varroset Shaban Zenuni

Varroset Shaban Zenuni

13 maj
Gjithçka që është thënë nga policia nuk është e vërtetë”, ka qenë komenti të afërmëve të tij.Ata janë shprehur se ai nuk ka pasur të bëjë me trafikimin e armëve.

Në fshatin malor Merovë të komunës së Zhelinës, me ceremoni fetare dhe kombëtare është varrosur Shaban Zenuni, I njohur si komandant Hoxha, I cili u vra nga forcat policore të Maqedonisë, natën mes ditës së martë dhe mërkurë në afërsi të fshatit Radushë.

Më shumë se 500 qytetarë nga Malësia e Dërvenit, nga Shkupi e Tetova, sot I kanë dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarit të tyre.

Në ceremoninë e varrimit nuk ka patur asnjë funskionarë partiak.

Familja ndonëse nuk është prononcuar megjithatë ajo I ka demantuar të gjitha deklaratat e dhëna nga ana e policisë. “Gjithçka që është thënë nga policia nuk është e vërtetë”, ka qenë komenti të afërmëve të tij.

Ata janë shprehur se ai nuk ka pasur të bëjë me trafikimin e armëve.

Ndryshe Shaban Zenuni, u lind në vitin 1971 në fshatin Merovë, komuna e Zhelinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në medresën “Isa Beg” në Shkup. Studimet për teologji i vazhdoi në Siri ku edhe i kreu me sukses. Pas kthimit të tij në vendlindje, Shaban Zenuni angazhohet si imam në fshatin Merovë.

Gjatë fundviteve të 90, ai i dëshpëruar me situatën aktuale në vend ai do të punon në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në rajonin e Dërvenit.Me fillimin e luftës së vitit 2001 ai do të emërohet komandant i Batalionit në rajonin e Dërvenit që funksiononte në kuadër të Brigadës 112 Mujdin Aliu.

Shaban Zenuni, në moshën 39 vjeçare më natën mes 12 dhe 13 majit, vritet gjatë një prite të organizuar nga policia e Maqedonisë në rrethana ende të pasqaruara në mes fshatrave Rashçe dhe Radushë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *