Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë obstruksionet ndaj spitalit të Tetovës

Vazhdojnë obstruksionet ndaj spitalit të Tetovës

21 maj-
Në fillim të këtij viti kemi kërkuar që të lirohemi nga TVSH-ja, që është praktikë kur bëhet fjalë për donacion, por sot e ëksaj dite nuk kemi përgjigje pozitive. Njëherë na kanë shëtitur nga Ministria e Financave e tek Ministria e Drejtësisë. Së fundmi është Ministria e Drejtësisë e cila nuk jep një leje se bëhet fjalë për objekt me interes të përgjithshëm dhe në bazë të kësaj leje, Ministria e Financave na liron nga tatimi. Kemi që pesë muaj që jemi në fazën përfundimtare të punëve rreth këtij objekti, ndërsa jemi të bllokuar me punën e TVSH-së”, deklaroi drejtori I Spitalit klinik të Tetovës Atilla Rexhepi

Urim Hasipi
Tetovë -Spitali Klinik i Tetovës, vazhdon të jetë instititucioni që më së shumti i bëhen opstruksione nga pushteti qendror. Puna e këtij spitali gjithnjë po pengohet nga pushteti qendror në forma të ndryshme.

Së fundmi si pasojë e bllokimit të TVSH, nga ana e Ministrisë së Financave për donacionin e Bankës Islamike për Zhvillim, punwt mund tw ngelin pwrgjysmw, ndwrsa me mjetet wshtw paraparw rregullimi dhe përfundimi e objektit spitalor për mësim për studentët e USHT-së fakulteti I mjekësisë.

Punimet e këtij objekti janë në fazën përfundimtare, ndërsa rrezikojnë që të mos përfundojnë pasi që 80 mijë dollarë si TVSH, nuk I lëshohen spitalit. Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Atilla Rexhepi, shprehet I habitur me këtë gjest pasi që sipas tij, në donacione nuk ndalet TVSH-ja dhe është praktikë që të gjitha mjetet të lëshohen.” Bëhet fjalë për 600 mijë dollraë donacion, mjete të Bankës Islamike për Zhvillim për ndërtimin e objektit për mësim spitalor për nevojat e Sptalit dhe USHT-së për fakultetin e mjekësisë. Kemi nënshkruar kontratë me këtë Bankë në prill të vitit 2009.

“Në fillim të këtij viti kemi kërkuar që të lirohemi nga TVSH-ja, që është praktikë kur bëhet fjalë për donacion, por sot e ëksaj dite nuk kemi përgjigje pozitive. Njëherë na kanë shëtitur nga Ministria e Financave e tek Ministria e Drejtësisë. Së fundmi është Ministria e Drejtësisë e cila nuk jep një leje se bëhet fjalë për objekt me interes të përgjithshëm dhe në bazë të kësaj leje, Ministria e Financave na liron nga tatimi. Kemi që pesë muaj që jemi në fazën përfundimtare të punëve rreth këtij objekti, ndërsa jemi të bllokuar me punën e TVSH-së”, deklaroi drejtori I Spitalit klinik të Tetovës Atilla Rexhepi.

Ai shprehet se nëse nuk lirohemi nga TVSH_ja, atëherë rrezikojmë që të mos e përfundojmë këtë objekt, ose të dteyrohemi të gjejmë mënyra tjera të financimit, kurse bëhet fjalë për një objekt me karakater të përgjitshëm dhe me interes.“Bëhet fjalë për një objekt mjaft modern.
Me dhoma mësimi, me një amfiteatër për 150 vende, me menzë kushtimisht të themi studentore dhe për personelin tjetër.

Është objekt tre katësh dhe i tërë investimi është i Bankës Islamike për Zhvillim”, thotë Rexhepi. Në Ministrinë e Shëndetësisë, theksojnë se nuk ka pengesa dhe se lënda është duke u shqyrtuar në Ministrinë e Financave dhe se në këtë ministri e tërë situata përciellet me vëmendje. “Normalisht se ne si Ministri e Shëndetësisë jemi të interesuar që edhe denari i fundit të shkojë për rregullimin e objektit në fjalë.

E përcjellëm situatëm dhe jemi të interesuar që e tërë shuma të shfrytëzohen për përfundimin e objektit. Lënda është në Ministrinë e Financave dhe ajo shqyrtohet dhe shpresojmë që mos dalin pengesa sepse bëhet fjalë për një objekt me rëndësi për Spitalin Klinik të Tetovës”, kanë thënë nga kabineti I Ministrin të Shëndetësisë Bujar Osmani.

Gjatë ditës së sotme nuk arritëm të marrëm prononcim nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa arsyetimi ka qenë se ditëve në vijim do të japin hollësi për këtë çështje.Opstruksionet e tanishme nuk janë të para që bëhen në adresë të Spitalit Klinik të Tetovës, nga ana e pushtetit qendror. Kohë më parë, akuza në drejtim të spitalit të Tetovës, lëshoi fondi shëndetësor I cili duke u thirrur në bazë të kontrollit kishte konstatuar parregullësi.

Akuzat u hodhën poshtë nga ana e drejtorisë. Më pas Qeveria e Maqedonisë, në buxhetin e vitit 2010 I kishe shkurtuar dukshëm buxhetin këtij spitali. Pas reagimeve ky diskriminim u përmirësua.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *