Home / Lajme / Maqedoni / Vdes drejtorja e therur me thikë

Vdes drejtorja e therur me thikë

19 maj-
“E lënduara është pranuar në Klinikë në një gjendje shumë të vështirë dhe në shok pasi ka humbur shumë gjak. Pacientja ka pasur 17 plaga me thikë prej të cilave 15 kanë qenë të rrezikshme për organet vitale. Duke filluar nga koka e deri në stomak. Ka pasur plaga në qafë, në gjoks edhe atë më shumë se 15, si dhe plagë në zemër prej ku ka humbur edhe më shumë gjak”, tha kirurgu Zoran Spirovski.
Policia sot ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar edhe fizioterapefti Mihajllo Llambevski.

diq drejtorja e Entit për Rehabilitim dhe terapi fizike të Shkupit Liljana Ugrinovska – Gruevska pasi që kishte marrë 17 plagë të rënda sot në mëngjes në vendin e saj të punës. Fizioterapeuti Mihajlo Llambevski, i cili siç mësohet jozyrtarisht kishte pasur raporte të përkeqësuara me drejtoreshën, sot rreth orës 10 e 30 minuta, ka sulmuar Ugrinovskës me thikë duke i shkaktuar plagë në pjesën e qafës dhe zemrës. Menjëherë pas sulmit, ajo është transportuar në Qendrën e Klinikave në Shkup. Nga Klinika njoftuan se ishte kryer një operacion që kishte zgjatur pesë orë, por pa sukses.
“E lënduara është pranuar në Klinikë në një gjendje shumë të vështirë dhe në shok pasi ka humbur shumë gjak. Pacientja ka pasur 17 plaga me thikë prej të cilave 15 kanë qenë të rrezikshme për organet vitale. Duke filluar nga koka e deri në stomak. Ka pasur plaga në qafë, në gjoks edhe atë më shumë se 15, si dhe plagë në zemër prej ku ka humbur edhe më shumë gjak”, tha kirurgu Zoran Spirovski.
Policia sot ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar edhe fizioterapefti Mihajllo Llambevski.
“Sot rreth orës 10:30 në Entin për Rehabilitim, drejtoresha e Entit nga ana e njëri prej mjekëve të punësuar në këtë institucion, është sulmuar me thikë. Menjëherë pas ngjarjes, Sektori për punë të brendshme në Shkup ka bërë ekspertizën dhe ka gjetur thikën me të cilën është kryer sulmi, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe po punohet në zbardhjen e motiveve të sulmin. Kundër tij do të ngrihet padi penale”, tha Liza Bendevska, zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme.
Ugrinovska përveç funksionit drejtoreshë në Entin për rehabilitim ka qenë edhe zëvendës-kryetare e Bordit të drejtorëve të klinikës “Neuromedika” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *