Home / Lajme / Maqedoni / Vdes në burg Sait Rrushiti

Vdes në burg Sait Rrushiti

22 maj-

Pranë tij rojet gjetën çarçafin që e kishte përdorur për asfiksim. Edhe pse jepte shenja të jetës kur ishte vërejtur nga policia dhe ishte dërguar në klinikë, megjithatë, mori fund jeta e njërit prej kriminelëve të njohur në statistikat e policisë. Nuk ndihmoi as reanimacioni. Çarçafi ishte lidhur për derën në pjesën e gjashtë, ku ai ishte vendosur të punuar nga shufrat metalike.

Një nga të akuzuarit për rastin e maltretimit të punëtorëve të Mavrovës, Sahit Rushiti ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës sot në mesditë.Edhe pse jepte shenja të jetës kur ishte vërejtur nga policia dhe ishte dërguar në klinikë, megjithatë, mori fund jeta e njërit prej kriminelëve të njohur në statistikat e policisë. Nuk ndihmoi as reanimacioni. Çarçafi ishte lidhur për derën në pjesën e gjashtë, ku ai ishte vendosur të punuar nga shufrat metalike.
Hetimi do të vërtetojë se a e ka vendosu vet ai për këtë akt ose a ekziston që dikush ta kishte sulmuar, ndonëse nuk kishte kërcënime kundër tij. Rushiti duhej të dilte në gjyq për shkak se akzuohej per keqtrajtim të punëtorëve ndërtimor, ai ishte akuzuar së bashku me Shkodran Idrizin e ekstraduar nga Gjermania, me deputetin e BDI-së Hysen Xhemali, se i kanë rrëmbyer dhe të keqtrajtuar punëtorët e ndërmarrjes “Mavrova”.
Do të mbahet në mend se vet iu dorëzua policisë në vitin 2004. Atëherë jo zyrtarisht flitej se dorëzimi është bërë në marrëveshje me Ministrinë e Brendshme. Disa javë më parë 100 specialistë kryen aksionin në fshatin Rakovec të Tetovës, por vetëm e plagosën Rushitin dhe nuk e arrestuan. Autoritetet e burgut janë të befasuar, e dinin se në pjesën e burgut ku ai ishte vendosur, ishte kryesori dhe rrallë kush ka mundur ta kundërshtojë.

I ndjeri Rushiti, ish-pjesëtarë i UÇK-së është një nga 22 të akuzuarit për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e kthyer nga Tribunali i Hagës dhe që po gjykohet në Gjykatën Themelore në Shkup.

Sahit Rushiti ishte arrestuar në shkurt të vitit 2004 në fshatin Rakovec të Tetovës, pas një fletëarresti të lëshuar nga MPB-ja, për vuajtjen e burgut për kryerjen e një vepre penale. Ai më pas ishte përfshirë edhe në listën e të akuzuarve për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës gjatë konfliktit të vitit 2001.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *