Home / Lajme / Maqedoni / Vendosen dy bustet e para të projektit “Shkupi 2014”

Vendosen dy bustet e para të projektit “Shkupi 2014”

2 maj
Në tërë organizimin e kësaj situate nuk janë lajmëruar as edhe mediat, ndërsa xhirimet speciale janë bërë vetëm nga Qeveria, e cila disponon me materialet origjinale. Dy përmendoret me një gjatësi prej 5 metrave janë ngritur në sheshin e Shkupit, ndërsa ato ndiqeshin nga autori i tyre, Zharko Bashevski. Në ceremoninë e vendosjes janë parë kryesisht anëtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së por dhe zyrtarë qeveritar, ndër të cilët edhe ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski

Në mënyrë tejet të fshehtë dhe pa praninë e qytetarëve, në orët e hershme të së dielës, Qeveria ka ndjekur dhe organizuar transportin e dy përmendoreve të para që u vendosën në sheshin e Shkupit në të dyja anët e Urës së Gurit.

Përmendoret e dy revolucionarëve maqedonas Goce Dellçev dhe Dame Gruev janë sjellë nën përkujdesjen e madhe të forcave policore, por edhe nën mbikëqyrjen e rreptë të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska.

Në tërë organizimin e kësaj situate nuk janë lajmëruar as edhe mediat, ndërsa xhirimet speciale janë bërë vetëm nga Qeveria, e cila disponon me materialet origjinale. Dy përmendoret me një gjatësi prej 5 metrave janë ngritur në sheshin e Shkupit, ndërsa ato ndiqeshin nga autori i tyre, Zharko Bashevski. Në ceremoninë e vendosjes janë parë kryesisht anëtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së por dhe zyrtarë qeveritar, ndër të cilët edhe ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski.

Vendosja e këtyre busteve, menjëherë ka nxitur reagimin e LSDM-së, e cila ka bërë të ditur se Gruevski në orën tre të mëngjesit, në mënyrë qyqare dhe larg syve të opinionit vendosi që të vazhdojë projektin megaloman Shkupi 2014.

“Duam të rikujtojmë se bëhet fjalë për një projekt për të cilin do të harxhohen 200 milion euro, projekt për të cilin kryeministri nuk u konsultua me qytetarët dhe tani po ikën nga përgjegjësia”, ka akuzuar LSDM-ja.

Një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur dje revoltë dhe pakënaqësi lidhur me vendosjen e këtyre busteve dhe realizimin e këtij projekti. “Ky projekt është shumë i panevojshëm në këtë situatë të krizës ekonomike, kur edhe po tendosen marrëdhëniet ndëretnike”, thekson Arbeni, një i ri nga Shkupi, i cili po ndiqte me iritim vendosjen e këtyre busteve. Një grup vizitorësh të huaj në njërën anë po xhironin punimet e vendosjes së busteve, mirëpo duke mos ditur se për kë bëhet fjalë. Dy bustet janë pjesë e 17 busteve të tjera, që do të vendosen në sheshin e Shkupit, ndërsa i tërë projekti do të kushtojë rreth 200 milion

INA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *