Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvendosje:Rexhepi përkrah terrorin ndaj shqiptarëve

Vetëvendosje:Rexhepi përkrah terrorin ndaj shqiptarëve

16 maj-
Sipas kësaj organizate, me vizitën e tij përkulëse dhe këtë paraqitje të neveritshme, Rexhepi siguroi Jankulovskën se institucionet e Kosovës jo vetëm që nuk brengosen për mënyrat qysh i trajton shteti maqedonas shqiptarët atje dhe se si i qëron hesapet me ta, por, madje, edhe se i jep krah të pa rezervë trajtimit aktual që po ia bën ky shtet popullit shqiptar.

Prishtinë 16 maj- Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar ashpër sot në lidhje me vizitën që Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, i ka bërë Shkupit zyrtar.
Vizita e cila u realizua pas incidentit në Radushë afër Shkupit, ku mbetën të vrarë katër shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe një shtetas i Kosovës, shtyri zyrtarët e rendit të të dyja vendeve të takohen në Maqedoni. Pikërisht vizita e Rexhepit në Shkup, nga “Vetëvendosje” është cilësuar si përulje nga ana e ministrit Bajram Rexhepi.

“Ministri ynë shkoi të përkulej përpara terrorit maqedonas dhe sikur po i kërkonte falje homologes së tij antishqiptare, ministres maqedonase të punëve të brendshme dhe drejtësisë, Gordana Jankulovska”, thuhet në këtë reagim.
Sipas tyre, Jankullovska e cila nuk bën asgjë tjetër veçse zbaton në mënyrë policeske politikat zyrtare të shtetit maqedonas, udhëheq me ngulm fushatën e terrorit mbi shqiptarët e diskriminuar.

“Pikërisht kundër këtyre politikave shtypëse javën e kaluar në Shkup mijëra qytetarë shqiptarë demonstruan me moton “PËR DREJTËSI”. Por kjo nuk do të thotë asgjë për ministrin tonë të mjerë. Sepse kur shqiptarët protestonin për të drejtat e tyre legjitime të shkelura kaq mizorisht nga shteti maqedonas, Bajram Rexhepi po vizitonte komunat e reja serbe të decentralizimit etnik në Kosovë”, thuhet në këtë reagim të “Vetëvendosjes”.

Sipas kësaj organizate, me vizitën e tij përkulëse dhe këtë paraqitje të neveritshme, Rexhepi siguroi Jankulovskën se institucionet e Kosovës jo vetëm që nuk brengosen për mënyrat qysh i trajton shteti maqedonas shqiptarët atje dhe se si i qëron hesapet me ta, por, madje, edhe se i jep krah të pa rezervë trajtimit aktual që po ia bën ky shtet popullit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *