Home / Lajme / Maqedoni / Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

26 maj-
Qytetarët e Tetovës janë shqetësuar për parakalimin e këtyre tifozëve tani më të dëshmuar antishqiptarë ndërsa sipas disa qytetarëve ata kanë brohoritur fjalë tani më të njohura “vdekje për shqiptarët”.Ata më pas kanë ndaluar në afërsi të qendrës sportive ku edhe kishin bllokuar rrugën për disa çaste ndërsa arsyetimi i tyre ka qenë se bëjnë përgatitje për ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Teteksit në Shkup.

Grupi i tifozëve të klubit futbollistik Teteks “Vojvodët”, edhe një herë kanë dëshmuar se nuk kanë asgjë të përbashkët me sportin.

Ata gjatë ditës së mërkurë kanë defiluar në rrugën kryesore të qytetit, duke brohoritur fjalë antishqiptare.

Qytetarët e Tetovës janë shqetësuar për parakalimin e këtyre tifozëve tani më të dëshmuar antishqiptarë ndërsa sipas disa qytetarëve ata kanë brohoritur fjalë tani më të njohura “vdekje për shqiptarët”.

Ata më pas kanë ndaluar në afërsi të qendrës sportive ku edhe kishin bllokuar rrugën për disa çaste ndërsa arsyetimi i tyre ka qenë se bëjnë përgatitje për ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Teteksit në Shkup.

Gjatë qëndrimit të tyre në qendrën sportive para fillimit të ndeshjes ata kanë qenë nën përcjellje të policisë.

Megjithatë, brohoritjet e tyre paraprakisht gjatë defilimit të tyre kanë qenë shqetësuese për qytetarët shqiptarë të cilët kanë rastisur në rrugë dhe kanë vërejtur parakalimin e tifozëve të Teteksit Vojvodët, të cilët kanë shprehur haptazi antishqiptarizmin.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *