Home / Lajme / Maqedoni / Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit në interes të Maqedonisë

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit në interes të Maqedonisë

2 maj-
Ahmeti nga ana e tij ka uruar kryeministër shqiptar për angazhimin që bën “në drejtim të implementimit të standardeve që na afrojnë drejt Bashkimit Evropian, standardeve që na afrojmë si fqinj, bashkëpunimin e Shqipërisë, Maqedonisë, por edhe kontributin e zotit kryeministër në drejtim të bashkëpunimit brenda rajonit”.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni dhe mbi bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve tona.

Qëndrimi i Shqipërisë, qeverisë shqiptare, autoriteteve shqiptare është dhe mbetet i pandryshuar, paqja, stabiliteti i Maqedonisë, integriteti i saj janë jetikë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Sikundër konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishëm zbatimin e plotë dhe konsolidimin e marrëveshjes së Ohrit dhe kur them këtë, dua të shpreh vlerësimin tim të palëkundur me të gjithë progresin thelbësor që është arritur në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Unë kam bindje se zbatimi i saj do të eci e pandërprerë, sikundër ka ecur gjer sot, në interesin më të mirë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe në interesin më të mirë të mbarë shoqërisë maqedonase e të Maqedonisë në tërësi”, tha Berisha pas takimit.

Ahmeti nga ana e tij ka uruar kryeministër shqiptar për angazhimin që bën “në drejtim të implementimit të standardeve që na afrojnë drejt Bashkimit Evropian, standardeve që na afrojmë si fqinj, bashkëpunimin e Shqipërisë, Maqedonisë, por edhe kontributin e zotit kryeministër në drejtim të bashkëpunimit brenda rajonit”.

“Ne kemi konsideruar dhe konsiderojmë se Shqipëria është një lobiste e vërtetë që Maqedonia sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, të mos jetë akoma më larg e shkëputur nga Karta e Adriatikut, sepse nga Karta e Adriatikut, Shqipëria dhe Kroacia janë në NATO dhe të gjitha angazhimet ne i bëjmë në këtë drejtim, që sa më parë Maqedonia të zërë vendin e merituar, sepse duke qenë në NATO kemi më shumë siguri, më shumë stabilitet, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin si tërësi”, u shpreh Ahmeti. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *