Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen emrat e tre personave të vrarë ne Radushë

Zbulohen emrat e tre personave të vrarë ne Radushë

12 maj-
Policia e Maqedonisë bëri të ditur se janë identifikuar të vrarët në incidentin që ndodhi në afërsi të Radushës. Mësohet se bëhet fjalë për 31 vjeçarin nga Prishtina, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahun nga fshati Gërçec i Shkupit dhe Shaban Zenunin nga fshati Merovë i Shkupit. Identiteti i personit të katër ende nuk është vërtetuar, por ka të ngjarë të jetë nga Kosova.

– Ministria e Brendshme zyrtarisht ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me rastin në Radushë, duke bërë të ditur për numrin e viktimave dhe armatimin e zbuluar.

“Pas informacioneve paraprake operative dhe njohurive për transport të armëve ilegale nga Kosova në Maqedoni, policia mbrëmë vonë kishte vendosur një pritë për kontrollin e një mjeti transportues në rajonin midis fshatrave Rashçe – Radushë.

Policia e Maqedonisë bëri të ditur se janë identifikuar të vrarët në incidentin që ndodhi në afërsi të Radushës. Mësohet se bëhet fjalë për 31 vjeçarin nga Prishtina, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahun nga fshati Gërçec i Shkupit dhe Shaban Zenunin nga fshati Merovë i Shkupit. Identiteti i personit të katër ende nuk është vërtetuar, por ka të ngjarë të jetë nga Kosova.Zenuni eshte nje nga personat te cilet akuzohej per rastin e punetoreve te Mavroves

Gjatë tentimit të njësiteve speciale rreth orës 2.00 të mëngjesit, për të ndaluar një veturë transportuese, furgon të modelit “Mercedes Sprinter” me targa të falsifikuara të Prilepit në këtë aks rrugor, personat në furgon, tre prej të cilëve me uniforma të zeza nuk i janë përgjigjur ndalesës së njësiteve policore dhe në vend që të ndalen, ato kanë vazhduar rrugën dhe kishin shtënë më pas në drejtim të patrullës policore. Nga ana e pjestarëve të policisë menjëherë është kundërpërgjigjur me zjarrë, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit kanë humbur jetën katër personat që ishin në furgon”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *