Home / Lajme / Maqedoni / Zherovjani kanoset nga Bomba Ekologjike

Zherovjani kanoset nga Bomba Ekologjike

5 maj-
Hedhurinat ndodhen në afërsi të shkollës dhe ambulancës, ndërsa ne si banorë kemi frigë nga përhapja e ndonjë sëmundje infektive:, thotë Nasir Ibishi, I cili ka kërkuar që urgjentisht të meren masa për këtë problem ekologjik. Shqetësimet e tij i shfaq edhe Besar Murtezani i cili banon në afërsi të kësaj deponie.

Urim Hasipi

Tetovë, Përveçse përballen me hedhejn e mbeturinave në afërsi të fshatit, banorët e fshatit Zherovjan të komunës së Bogovinës, tani më që një vit po jetojnë në tym pasi që të njejtat ndizen nga persona të pandërgjegjshëm.

Banorët e këtij fshati kanë reaguar ndaj heshtjes së institucioneve lidhur me këtë rast.Ata theksojnë se çdo mbrëmje dhe çdo mengjes thithin tym në vend të ajrit të pastër.

Kjo ka bëtë që banorët e fshatit Zherovjan të krijonë një këshill dhe të bëjnë një peticion për të shprehur revoltën e tyre karshi komunës së Bogovinës për bombën ekologjike që kërcënon shëndetin e këtyre banorëve. Ismit Ferati tha se më 13 gusht të vitit të kaluar kishin kërkuar nga komuna e Bogovinës që të ndërpritet hedhja e mbeturinave në afërsi të fshatit të tyre dhe njëkohësisht të pastrojë vendin.

“Prej asaj kohe edhe pse ky dokument ëshët arkivuar bashkë me peticionin, deri më sot nuk kemi marrë një përgjigje nga komuna e Bogovinës.
Kjo është katastrofë për shëndetin tonë dhe sidomos të fëmijëve tonë.

Ne kemi lejuarë që të kemi një marërveshje për hedhjen apo me mirë të themi një marrveshje gojore kemi pasur që të hidhen vetëm 10 kamion deri sa të arrihet një marrëveshje mes komunës së Bogovinës për hedhjen e mbeturinave në Rusino të Gostivarit e jo në afërsi të fshati tonë të krijohet një deponi e e gër ku ne për çdo ditë duhet të përballemi me këtë bombë ekologjike”, tha Ismit Ferati nga këshilli iniciativ.

Banorët e këtij fshati janë të shqetësuar për përhpajen e insekteve kohëve të fundit. Kjo është e pa lejueshme për ne, numri i insekte është ritur në masë të madhe, kohëve të funditë nuk mundemi t`i hapimë dritaret, sepse vjen era e keqe nga tymi i shkatuarë nga ndezja e mbeturinave.

Kjo është e patolerueshme për ne dhe kërkojm që urgjentisht të bëhet bartje e mbeturinave dhe pastrimi kësaj deponie të egër pranë fshatit tonë”, tha Jusuf Ejupi banorë i fshatit Zherovjan.

Hedhurinat ndodhen në afërsi të shkollës dhe ambulancës, ndërsa ne si banorë kemi frigë nga përhapja e ndonjë sëmundje infektive:, thotë Nasir Ibishi, I cili ka kërkuar që urgjentisht të meren masa për këtë problem ekologjik. Shqetësimet e tij i shfaq edhe Besar Murtezani i cili banon në afërsi të kësaj deponie.

AI thotë se kjo që është duke ndodhur është e pa tolerueshme.

“Është një periudhe bukur e gjatë, kohëve të funditë nuk mund të qëndroj as në shtëpinë time nga kjo erë dhe tym i zi I cili ku vjen si pasojë e ndezjes së mbeturinave, nuk di çka të them, veç duhet që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem se kështu nuk mund të jetoj as në shtëpinë time”, tha Mutezani.

Banorët e këtij fshati kanë dërguar edhe një ankesë në ministrinë rajonale të bujqsisë ku brenda gjashtë ditve kanë marrë përgjigje se do të marim masa por nga ajo ditë e deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë masë për pastrimin e kësaj deponie të egër në fshatin Zherovjan.

Problemi i mbeturinave në komunën e Bogovinës është që nga koha kur kryetari i komuns së Gostivarit ndaloi hedhjen e mbeturinave në deponinë Rusiono dhe nga ajo kohë edhe komuna e Bogovinës është duke u përballurë me problemin e hedhjes së mbeturinave ku në afërsi të fashtit Zherovjan është kriuarë një deponi e egër.

Kryetari I komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi në lidhje më deponinë e krjuar në afërsi të fshatit Zherovjan ka konfirmuar se bëhet fjalë për një problem për të cilin ka njohuri komuna. “

Ne si komunë kemi fituar një projekt nga ana e një Agjencioni për Zhvilli dhe Bashkupunin nga Zvicr ku do të marrim një mjet ptransportues për mbeturina dhe më pas do të kemi mundësi të hedhim mbeturinat në Rusino të Gostivarit, por akoma nuk ka aritur ky mjet trasportues dhe deri sa të arrijë ne jemi të detyruar ti hedhim mbeturinat në lokacione të ndryshme dhe të përkohëshme.

Jemi të vetëdijshëm se neve si komunë kjo na shkakton një problem poashtu edhe për banorët e Zherovjanit, por megjiatë ne mundohemi që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem. Ne si rajon kemi akoma problem me hedhjen e mbeturinave”, deklaroi kryetari I komunës së Bogivinës Hazbi Idrizi

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *