Home / Lajme / Maqedoni / Zona ekonomike gati në Tetovë

Zona ekonomike gati në Tetovë

24 maj-
“Koha të cilën deri tani e kemi kaluar ka qenë definimi i çështjeve pronësore juridike. Mund të them se rol të rëndësishëm ka luajtur edhe kontruktiviteti i familjarëve dhe trashëgimtarëve të cilat kanë pasur prona aty apo janë në proces të denacionalizimit. Tani e tutje do të mundemi ‘de fakto’ do të mund ta ofrojmë si koncept para investitorëve të cilat vijnë kryesisht nga Turqia dhe Evropa”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.

Zhbllokohet pas tre vjetësh ndërtimi i zonës së lirë ekonomike në Tetovë. Kjo erdhi si rezultat të marrëveshjes midis Qeverisë dhe pronarëve të trojeve, të cilat iu lëshuan zonës, dhe i dhanë fund pengesave për fillimin e punimeve në të. Ministri i Ekonomisë Besimi thotë se për shpronësim ka ngelur edhe një pjesë e tokës për të cilën është në rrjedhë e sipër procesi i kompensimit. Sipas tij, tani do të fillojë ndërtimi i infrastrukturës rrugore, rrjetit elektrik, kanalizimit dhe rrjetin e telekomunikimeve.

“Koha të cilën deri tani e kemi kaluar ka qenë definimi i çështjeve pronësore juridike. Mund të them se rol të rëndësishëm ka luajtur edhe kontruktiviteti i familjarëve dhe trashëgimtarëve të cilat kanë pasur prona aty apo janë në proces të denacionalizimit. Tani e tutje do të mundemi ‘de fakto’ do të mund ta ofrojmë si koncept para investitorëve të cilat vijnë kryesisht nga Turqia dhe Evropa”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.

Zona e lirë ekonomike në Tetovë, ka një sipërfaqe prej 97 hektarësh, ndërsa për momentin Drejtoria për zonat e lira ekonomike analizon modelet e ndërtimit të kësaj zone.

“Në periudhën që vijon ne do të definojmë edhe modelin se si do të jepet zona në koncesion apo drejtoria do ta zhvillojë. Por gjasat më të mëdfhaja janë që zona të jepet ndonjë kompani e cila ka përvojë në zhvillimin e zonës së lirë ekonomike në Tetovë”, shtoi Besimi.
Para tre vitesh, kompani daneze, norvegjeze, indo-amerikane, një subjekt afarist nga vendi dhe një kompani turke shprehën interes për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike në Tetovë. Investimi në zonat e lira ekonomike për kompanitë siguron lehtësime tatimore dhe doganore si dhe mundësi më të lehta për eksportin e prodhimeve të tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *