Home / Lajme / Botë / 21 të vdekur nga përleshjet mes narko-karteleve

21 të vdekur nga përleshjet mes narko-karteleve

29 qershor-
Analistët vlerësojnë se prej ardhjes në pushtet të presidentit Felipe Kalderon në vitin 2006, në përleshjen e armatosura mes narko-kartelëve dhe ushtrisë dhe policisë, janë vrarë rreth 23 mijë njerëz.

Siudad Huares, 29 qershor – Së paku 21 persona kanë humbur jetën gjatë një përleshje mes narko kartelëve të drogës në Meksikë.

Trupat e pajetë të të vrarëve janë gjetur në pjesë të ndryshme përgjatë kufirit me SHBA-në, ndërsa më tepër ka në qytetin Siudad Huares, ku vetëm në vitin 2009 janë vrarë rreth 2,600 persona.

Analistët vlerësojnë se prej ardhjes në pushtet të presidentit Felipe Kalderon në vitin 2006, në përleshjen e armatosura mes narko-kartelëve dhe ushtrisë dhe policisë, janë vrarë rreth 23 mijë njerëz.

Sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare, narkotrafiku po ndikon edhe në kampanjën për zgjedhjet lokale, që të dielën do të zhvillohen në Meksikë.

Sulmet dhe kërcënimet ndaj kandidatëve kanë ngjallur rrezik se ata mund edhe të likuidohen nëse nuk i mbështesin trafikantët e drogës. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Arabia Saudite i hapi kufijtë për besimtarët katarianë për haxhillëkun në Mekë

Mbreti saudit Salman urdhëroi që të hapet kufiri me Katarin për qytetarët e monarkisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *