Home / Sport / 23 krerë shtetesh në finalen e botërorit

23 krerë shtetesh në finalen e botërorit

Organizatorët e Kupës së Botës kanë bërë të ditur se në stadiumin ku do të luhet finalja e 11 korrikut, do të jenë të pranishëm 23 kryetarë shtetesh.

Gjithashtu, sipas organizatorëve, në “Soccer City” të Johanesburgut, mbrëmjen e 11 korrikut do të jenë të ftuar edhe 18 personalitete të larta botërore, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Për këtë arsye, qysh tani kanë filluar të aplikohen masa më të rrepta sigurie. Policia ka përforcuar radhët e saj në numër dhe deri në ditën e fundit të kampionatit botëror, do të përdoren edhe 4 mijë agjentë të tjerë shtesë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *