Home / Lajme / Maqedoni / 320 mijë nxënës në pushime, ngelen problemet në arsim

320 mijë nxënës në pushime, ngelen problemet në arsim

10 qershor-
Risi në vitin shkollor 2009/2010 ishte projekti libra pa para. Në vitin shkollor 2010/2011 do të përfshihen Etika – si lëndë e detyrueshme në klasën e gjashtë dhe lënda zgjedhore Etika e religjioneve apo Kultura e civilizimeve në klasën e pestë. Një problem i manifestuar në të gjitha shkollat gjatë këtij viti ishte evidentuar çështja e mësimit të maqedonishtes nga klasa e parë, që kishte shkaktuar revoltë dhe bojkot të mësimit nga ana e disa shkollave shqipe, mirëpo një vendim i tillë edhe nuk ishte realizuar.

Rreth 320 mijë nxënës, prej të cilëve 225 mijë të shkollave fillore dhe 95 mijë të shkollave të mesme sot përfunduan vitin shkollor 2009/2010.

Në disa shkolla të vendit u bënë ceremoni me rastin e përfundimit të këtij fundviti, ndërsa një pjesë e shkollave ka kalkuluar me mbylljen e fundvitit me probleme të ndryshme, si mungesë të kushteve, probleme hapësinore si dhe probleme të tjera.

Risi në vitin shkollor 2009/2010 ishte projekti libra pa para. Në vitin shkollor 2010/2011 do të përfshihen Etika – si lëndë e detyrueshme në klasën e gjashtë dhe lënda zgjedhore Etika e religjioneve apo Kultura e civilizimeve në klasën e pestë. Një problem i manifestuar në të gjitha shkollat gjatë këtij viti ishte evidentuar çështja e mësimit të maqedonishtes nga klasa e parë, që kishte shkaktuar revoltë dhe bojkot të mësimit nga ana e disa shkollave shqipe, mirëpo një vendim i tillë edhe nuk ishte realizuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së shpejti do të bëjë një rekapitullim lidhur me projektet, sfidat dhe problemet e arsimit. Zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi ka theksuar se së shpejti do të kumtojë gjithë atë që është zhvilluar në arsimin e mesëm dhe fillor në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar (LASH) në Kumanovë e Likovës, Etem Xheladini ka theksuar se shkollat e këtij rajoni si çdo vit janë përballur me problemet e njohura.

“Si problem më kryesor mbeten objektet, rritet numri i nxënësve, ndërsa nuk ka objekte të mjaftueshme. Po ashtu edhe në shkollat aktuale ka mungesë të kushteve për mësim, nuk ka kushte për të mbajtur një orë efikase dhe nuk janë plotësuar standardet për mësim në krahasim me shkolla të tjera që janë në Maqedoni, dhe ku kushtohet kujdes më i madh”, ka theksuar Xheladini.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *