Home / Lajme / Maqedoni / 98 vjetori i çlirimit të Shkupit shënohet nga BDK-ja

98 vjetori i çlirimit të Shkupit shënohet nga BDK-ja

25 qershor-
Për këtë manifestim me peshë shumë të rëndësishme historike, për mbar popullin shqiptarë, presim interesimin për bashkëorganizim, edhe nga të gjitha institucionet shkencore dhe kulturore si nga Shteti shqiptar, ashtu edhe nga Republika e Kosovës.

Partia Bashkimi Demokratik Kombëtarë-BDK paralajmëron mbajtjen e një Manifestimi kushtuar 98 vjetorit të Çlirimit të Shkupit, nga forcat shqiptare të udhëhequra nga Hasan Prishtina dhe Bajram Curri, më 12 gusht të vitit 1912. Manifestimi do të mbahet me 12 gusht të vitit 2010 me moton” Të përkujtojmë çlirimtarët e Shkupit në wheshin Skenderbeu në Shkup, ndërsa nga BDK ftojnë për bashkëorganizim, partitë politike shqiptare, sektorin joqeveritarë dhe komunat shqiptare. Njëherit BDK përsërit kërkesën për plotësimin e projektit Shkupi 2014 me disa figura të njohura shqiptare, përfshi edhe ndërtimin në sheshin e Shkupit të përmendores së Hasan Prishtinës.

Për këtë manifestim me peshë shumë të rëndësishme historike, për mbar popullin shqiptarë, presim interesimin për bashkëorganizim, edhe nga të gjitha institucionet shkencore dhe kulturore si nga Shteti shqiptar, ashtu edhe nga Republika e Kosovës. Po ashtu në këtë takim me gazetarë kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri theksoi se kjo parti mbetet e pa luhatur në angazhimin e saj politik për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, por gjithsesi me statusin e barabart juridiko kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni. “Në këtë kontekst nëse maqedonasit e kërkojnë edhe ndihmën e shqiptarëve, në betejën për ruajtjen e identitetit të tyre kombëtarë,kur është në pyetje kontesti me emrin, atëherë subjektet shqiptare këtë përkrahje duhet ta kushtëzojnë me kërkesën për barazi të plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni”, ka theksuar Shaqiri.

Njëherit pas vendimit të fundit të gjykatës themelore në Kumanove për rastin e Sopotit, BDK-ja pret lirimin sa më të shpejtë të të burgosurve, për lirimin e të cilëve u dha një kontribut i madh nga gjithë opinioni shqiptar në Maqedoni, përfshi edhe mediat në gjuhën shqipe, por gjithsesi për ngadhnjimin e drejtësisë në këtë rast ishte mëse i nevojshëm kontributi i faktorit ndërkombëtarë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *