Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Nuk pati presion politik ndaj Gjykatës së Kumanovës

Ademi: Nuk pati presion politik ndaj Gjykatës së Kumanovës

26 qershor-
“Mendoj se gjyqi i Kumanovës ka marrë një vendim të bazuar në faktet e reja të cilat komisioni anketues në parlamentin e Maqedonisë i ka grumbulluar dhe i ka dorëzuar deri tek organet e drejtësisë. Mendoj që të gjitha këto akuza që bëhen, kinse ka presione ndaj gjyqësorit janë të pabaza sepse sistemi gjyqësor në Maqedoni është vendosur në atë mënyrë që është i pavarur dhe nuk mund të jetë i ndikuar nga partitë politike”, deklaroi Abdylaqim Ademi

Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi hedh poshtë njoftimet për goja presion ndaj Gjykatës së Kumanovës nga ana e BDI-së lidhur me vendimin për rishqyrtimin e procesit gjyqësor ‘Sopoti’ dhe lirimin e mundshëm të katër prej të dënuarve. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për presion politik, por Gjykata sipas Ademit ka marrë parasysh argumentet dhe faktet e reja që u prezantuan nga Komisioni anketues parlamentar.
“Mendoj se gjyqi i Kumanovës ka marrë një vendim të bazuar në faktet e reja të cilat komisioni anketues në parlamentin e Maqedonisë i ka grumbulluar dhe i ka dorëzuar deri tek organet e drejtësisë. Mendoj që të gjitha këto akuza që bëhen, kinse ka presione ndaj gjyqësorit janë të pabaza sepse sistemi gjyqësor në Maqedoni është vendosur në atë mënyrë që është i pavarur dhe nuk mund të jetë i ndikuar nga partitë politike”, deklaroi Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së. Ademi, shpreson se hapin e gjykatës së Kumanovës do ta përcjellë e dhe gjykata e Apelit. “Me këtë rast bëhet fjalë për fakte të reja, dëshmi të reja të cilat janë të grumbulluara nga komisioni anketues dhe të cilat gjyqi i Kumanovës i ka marrë parasysh dhe shpresoj që edhe gjyqi i Shkupit do ta merrë të njëjtin vendim dhe do t’i ketë parasysh të njëjtat argumente të cilat vlenin edhe për Kumanovën”, u shpreh Ademi. Të dënuarit në burgun e Idizovës tashmë kanë marrë vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës për përsëritje të procedurës nga shkalla e parë, dhe mbrojtjen e tyre në liri. Nëse prokuroria nuk reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Kumanovës, atëherë sopotasit të hënën pritet të lëshojnë burgun e Idrizovës. Në të kundërtën, nëse prokuroria reagon, atëherë përsëritjen e procedurës gjyqësore nga shkalla e parë, ata do ta presin në burgun e Idrizovës. Por, pala mbrojtëse shpreson në zhvillime pozitive ndërsa pret që gjykata e Apelit të aprovojë ankesën edhe për rikthimin e çështjes gjyqësore, edhe për 7 të dënuarit e tjerë për rastin e Sopotit.alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *