Home / Lajme / Maqedoni / Ademi-Volebek:Të pranohen vërejtjet

Ademi-Volebek:Të pranohen vërejtjet

9 qershor-
Zëvendëskyeministri Ademi e njoftoi zyrtarin e lartë të OSBE-së me vërejtjet që Sekretariati ka për Strategjinë në fjalë dhe theksoi se në të ardhmen duhet harmonizuar dhe e njëjta të miratohet nga institucionet relevante, në mënyrë që në periuthën e ardhshme të fillojë të implementohet.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi është takuar sot me Komisarin e lartë të OSBE-së, Knut Volebek.
Fillimisht në këtë takim është përshëndetur bashkëpunimi i mirë i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe OSBE-së, në kuadër të së cilës edhe me komisarin e lart Volebek.

Zëvendëskryeministri Ademi dhe komisari Volebek biseduan për Strategjinë për mësim të integruar që është përgatitur nga ana e OSBE-së.

Zëvendëskyeministri Ademi e njoftoi zyrtarin e lartë të OSBE-së me vërejtjet që Sekretariati ka për Strategjinë në fjalë dhe theksoi se në të ardhmen duhet harmonizuar dhe e njëjta të miratohet nga institucionet relevante, në mënyrë që në periuthën e ardhshme të fillojë të implementohet.

“Marrëveshja e Ohrit tenton të ndërtojë një shoqëri shumë etnike në të cilën të gjithë bashkësitë etnike të ndjehen të barabartë dhe në këtë frymë duhet të jetë edhe Strategjia për mësim të integruar”, – theksoi në takim zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi. Sipas tij, arsimimi është baza më e mirë për integrimin e bashkësive etnike në vend dhe të gjithë faktorët duhet inkuadruar në implementimin e kësaj Strategjie

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *