Home / Sport / Adriano: në Romë, më i pjekur

Adriano: në Romë, më i pjekur

E mërkura ishte ditë e madhe për sulmuesin brazilian Adriano, i cili është prezantuar edhe zyrtarisht te Roma. Ish futbollisti i Interit dhe i Flamengos është pritur nga shumë tifozë të ekipit Giallorossi.

Ai premtoi se do ta japë maksimumin tek ekipi i ri, për të fituar trofe të ndryshëm me nënkampionin e Italisë.

“Kam ardhur këtu për ta demonstruar se kush jam. Tashmë ndihem më i pjekur. Me Tottin mund të fitojmë shumë tituj”, ka thënë Adriano, i cili e ka zgjedhur numrin 8.

L’Imperatore mezi pret të punojë me trajnerin e tij të ri, Claudio Raniero. “Kam biseduar me Ranierin, i cili më dëshironte që një kohë, që kur ishte te Chelsea. Më ka thënë se më do gjithmonë të buzëqeshur dhe unë jam gjithmonë i buzëqeshur. Ai mund të më ndihmojë shumë në këtë skuadër”, vazhdoi Adriano.

Edhe presidentja e Romës, Rosella Sensi, ndihej e kënaqur me transferimin që bëri klubi i saj. “Adriano ishte një lojtar i pëlqyer i imi që një kohë dhe më në fund është këtu. Ai do na dhurojë shumë gëzime”, tha Sensi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *