Home / Sport / Adriano prezantohet te Roma: Jam i lumtur

Adriano prezantohet te Roma: Jam i lumtur

Rreth 5 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në prezantimin e blerjes më të re të klubit nga kryeqyteti: Adriano. “Perandori” do të mbajë në fanellë numrin 8.

“Është një emocion i veçantë të prezantoj një kampion të madh. Investimi tek ai është një siguri për ne”, tha presidentja Rosela Sensi, ndërkohë që i dorëzoi brazilianit fanellën me numrin 8. “Ndiej shumë përgjegjësi, por jam vërtet shumë i lumtur që ndodhem këtu. Tani jam më i pjekur”, ishin fjalët e para të bomberit, duke shtuar më tej:

“Më bëhet qejfi për pritjen që më bëtë. Jam i bindur se do të zhvillojmë një sezon fantastik, duke filluar që me ndeshjen e parë kundër interit. Mund të arrijmë shumë lart. E pranova marrëveshjen me Romën pa asnjë mëdyshje dhe mendoj të bëj vetëm punën time. Dua të tregoj që jam pjekur. Nuk më pëlqen të bëj premtime, por dua t’i tregoj vlerat në fushë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *