Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti bojkoton zonën ekonomike në Tetovë

Ahmeti bojkoton zonën ekonomike në Tetovë

26 qershor-
Ndërkaq, burime tona bëjnë të ditur se në këtë ceremoni ka qenë e planifikuar që të mer pjesë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, por për shkak të këtyre lëshimieve ai ka nguruar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, ndërsa ka qenë e planifkuar që edhe vetë Ahmeti të hedh lopatë më beton në themelet e zonës industriale në Tetovë.

Ceremonia e vënies së gurrëthemelit për ndërtimin e zonës ekonomike në Tetovë, është organizuar me shumë mangesi protokolare. Mbishkrimet e drejtorisë tekonologjike për zhvillim industrial kanë qenë të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase
Në asnjë mbishkrim për të dhënat statistikore nuk është shënuar gjuha shqipe. Ndërkohë që para arritjes së kryeministrit dhe ministrave tjerë, kanë jehuar vetëm këngë maqedonase.

Ndërsa, ardhja e kryeministrit dhe fillimi i ngjarjes është shënuar vetëm intonimin e maqedonisë. As përkthimet e Gruevskit, Peshevskit dhe drejktorit të TIRZ-së, nuk kanë qenë të përkthyera në gjuhën shqipe. Pika e bardhë e kësaj ceremonie ka qenë vetëm Ministri Besimi, i cili ka folur në gjuhën shqipe.

Ndërkaq, burime tona bëjnë të ditur se në këtë ceremoni ka qenë e planifikuar që të mer pjesë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, por për shkak të këtyre lëshimieve ai ka nguruar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, ndërsa ka qenë e planifkuar që edhe vetë Ahmeti të hedh lopatë më beton në themelet e zonës industriale në Tetovë.

Pritet që ditëve të ardhshme vetë Ahmeti, të dërgojë vërejtjet e tija, lidhur me lëshimet e fundit që janë bërë nga ana e qeverisë për sa i përket organizimeve nga ana e saj.

Ndryshe, edhe gjatë lëshimit në përdorim të sallës së sportit në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, gjuha shqipe u injorua gjatë përkthimeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *