Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti pro 10 vendeve per pakicat , nëse nuk rrezikohet Badinteri

Ahmeti pro 10 vendeve per pakicat , nëse nuk rrezikohet Badinteri

8 qershor-
Ahmeti tha se subjekti politik që ai drejton, mbështet kërkesën e tyre, por zgjidhja sipas tij nuk duhet të rrezikoj parimin e Badenterit.
Kjo çështje sipas Ahmetit duhet të debatohet në nivel ekspertësh.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar në Tetovë përfaqësuesit e të gjitha bashkësive etnike të cilat kërkojnë vende të garantuara në Kuvendin e Maqedonisë.
Ahmeti tha se subjekti politik që ai drejton, mbështet kërkesën e tyre, por zgjidhja sipas tij nuk duhet të rrezikoj parimin e Badenterit.
Kjo çështje sipas Ahmetit duhet të debatohet në nivel ekspertësh.
BDI-ja edhe më parë ka bërë të ditur se do të pranonte 10 vende të garantuara për bashkësitë e vogla etnike të cilët njëherit do të kishin edhe të drejtës e votës sipas parimit të Badenterit, por jo edhe deputetët e tjerë të bashkësive entike që do të mund të gjendeshin në listat zgjedhore të pative politike.

“Le të angazhohen që të gjithtë që të gjejnë çelësin se si ky parim të mos rezikohet ne përkrahim dhjetë vendet e garantuara. Kjo ishte e gjithë biseda që është zhvilluar me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Maqedoni, unë kam garantuar përkrahje të plotë nëse të gjithë angazhohen, komunitetet partitë politike që të gjejnë zgjidhje që të gjejnë çelësin e mos rezikimit të parimit të Badenterit”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *