Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Tetë vite BDI, akoma kemi sfida

Ahmeti: Tetë vite BDI, akoma kemi sfida

5 qershor-
“A ka Bashkimi Demokratik për Integrim zgjidhje politike apo përgjigje adekuate për këto situata që janë më se serioze. Do të thoja: Po. Përgjigja jonë bazohet në parimet tona programore, edhe atë: s`ka asnjë alternativë tjetër përveç se anëtarësimi në NATO dhe BE. Asnjë alternativë tjetër përveç barazisë së plotë mes shqiptareve dhe maqedonasve si garanci e stabilitetit dhe zhvillimit të vendit”, ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke shtuar se subjekti i tyre mbështetet edhe tek partnerët ndërkombëtarë dhe në pajtim me interesat e përgjithshme të shqiptarëve.

Urim Hasipi
BDI mbrëmë ka festuar tetë vjetorin e themelimit të saj, me ç`rast lideri i saj Ali Ahmeti deklaroi se ky subjekt akoma ballafaqohet me sfida të reja.

“Për tetë vite me radhë, jemi përpjekur që të realizojmë synimet historike të shqiptarëve duke e mbështetur angazhimin tonë mbi vlerat kyçe të barazisë, lirisë dhe solidaritetit, kemi dëshmuar se politika mund të realizohet vetëm mbi vlerat e njerëzores dhe mund të gëzojë përkrahjen e popullit vetëm nëse i përmbahet marrëveshjes me të. Për tetë vite me radhë koncentruam angazhimin tonë politik, në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, sepse në themelet e kësaj Marrëveshjeje është vendosur sakrifica jonë kolektive, lufta jonë për barazi dhe drejtësi si dhe orientimi euro-atlantik i shqiptarëve si njeri ndër popujt më të vjetër të Evropës”, ka theksuar Ahmeti, duke shtuar se subjekti që drejton ai krijoi ligje të reja për decentralizimin, legalizoi Universitetin e Tetovës, krijoi baza për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe ngritëm në piedestalin e angazhimit tonë politik frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, BDI ka përpara edhe sfida të tjera që të reflektojnë edhe më tej frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

“A ka Bashkimi Demokratik për Integrim zgjidhje politike apo përgjigje adekuate për këto situata që janë më se serioze. Do të thoja: Po. Përgjigja jonë bazohet në parimet tona programore, edhe atë: s`ka asnjë alternativë tjetër përveç se anëtarësimi në NATO dhe BE. Asnjë alternativë tjetër përveç barazisë së plotë mes shqiptareve dhe maqedonasve si garanci e stabilitetit dhe zhvillimit të vendit”, ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke shtuar se subjekti i tyre mbështetet edhe tek partnerët ndërkombëtarë dhe në pajtim me interesat e përgjithshme të shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *