Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti, u takua me David Lidington

Ali Ahmeti, u takua me David Lidington

23 qershor-
Dëshirojmë që sa më shpejt ta shohim Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, shtet në të cilën do të funksionojë demokracia, ku çdo qytetarë do të ndjehet i barabartë pavarësisht përkatësisë së tij etnike, theksoi ministri britanik në takim me liderin e BDI-së Ali Ahmet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, sot realizoi takim me ministrin për Evropë të Britanisë së Madhe, David Lidington.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin në mes dy vendeve tona, situatën politike në vend dhe rajon, proceset integruese të vendit me theks të vaçant zgjidhja e emrit të shtetit dhe implemetimi i Marrëveshjes së Ohrit,

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e njoftoi ministrin Lidington për situatën politike në vend, pikpamjet e tij për zhvillimet në të ardhmen. Ai potencoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të tre kërkesave të BDI-së sepse këta çështje kanë ndikim në situatën e përgjithshme dhe në marrdhëniet ndëretnike në vend.

Gjithashtu, kryetari Ahmeti e njoftoi ministrin britanik edhe për rëndësinë e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje e cila ka vënduar bazat e një shteti shumë etnik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Ministri për Evropë të Britanisë së Madhe, David Lidington theksoi se Britania e Madhe është përkrahës i Maqedonisë në proceset integruese.

Dëshirojmë që sa më shpejt ta shohim Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, shtet në të cilën do të funksionojë demokracia, ku çdo qytetarë do të ndjehet i barabartë pavarësisht përkatësisë së tij etnike, theksoi ministri britanik në takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Ai përmendi rëndësinë e vazhdimit të reformave në administratë, gjyqësi dhe përforcimin e rolit të Parlamentit si insititucion ku duhet të zhvillohet dialogu në mes partive politike.

Temë e bisedimeve ishte edhe çështja e emrit ku së bashku u kontatua se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt, të arrihet kompromis me qëllim që të ruhet stabiliteti i brendshëm i vendit dhe vendi të bëhet anëtare e NATO-s dhe ti fillojë bisedimet për anëtarësim ne BE.

Ministri Lidington vlerësoj lartë rolin konstruktiv të BDI-së dhe Kryetarit të saj z.Ali Ahmeti për zhvillimit politike në vend, në demarkacioni e vijës kufitare dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Ali Ahmeti falënderoi ministrin dhe ambasadorin për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Britania e Madhe i jep Maqedonisë dhe rajonit në përgjithësi në përforcimin e institucioneve demokratike dhe integrimin e tyre në strukturat euro-atlantike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *