Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Çejku viziton Tearcën

Ambasadori Çejku viziton Tearcën

Tetovë, 17 qershor-
“Ishte një takim miqësor me ambasadorin Çejku dhe e njoftuan për komunën dhe mundësitë që jep kjo hapësirë për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror si dhe kapacitetet e zhvillimit të bujqësisë. Shprehën gadishmërinë për intenstifikimin e binjakëzimit me disa komuna nga Shqipëria”, tha kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani

Mundësia që komuna e Tearcës të ngrisë buxhetin e saj vetenak përmes zhvillimit të bujqësisë dhe bashkëpunimit me komunat e Kosovës dhe të Shqipërisë, me qëllim që të mos jetë e varur vetëm nga buxheti qendror. Ky ka qenë qëllimi i vizitës së sotme që i ka bërë ambasadori i Shqipërisë në Shkup Arben Çejku komunës së Tearcës ku është pritur nga kryetari Isen Asani, kryesuesi i këshillit Idaver Huseini dhe administrata e komunës. Ambasadori shqiptar është njoftuar nga ana e kryetarit gjërësisht për infrastrukturën e komunës, punët dhe mundësinë e zhvillimit të komunës që ajo të jetë sa më e aftë për t`iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve. “Ishte një takim miqësor me ambasadorin Çejku dhe e njoftuan për komunën dhe mundësitë që jep kjo hapësirë për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror si dhe kapacitetet e zhvillimit të bujqësisë. Shprehën gadishmërinë për intenstifikimin e binjakëzimit me disa komuna nga Shqipëria”, tha kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani. Ndërkohë, që ambasadori Arben Çejku, është shprehur se komuna dhe banorët e Tearcës kanë një kapacitet për zhvillim dhe rritjen e buxhetit përmes IPA fondeve dhe bashkëpunimit ndërkufitar me komunat nga Kosova dhe implementimit të projekteve konkrete me komunat e Shqipërisë. “Komuna e Tearcës si komunë rurale dhe që është në afërsi me Kosovën me resurset infrastrukturore që ka jep një shpresë dhe mundësi për zhvillimin e saj që mos jetë vetëm e varur nga buxheti qendror por ajo të ketë edhe një buxhet vetanak i cili do të jetë në funksion të plkotësimit të kërkesave të qytetarëve dhe nevojave të tyre dhe e tërë kjo duhet të realizohet përmes projekteve të ndryshme”, deklaroi Çejku pas takimit.Ndryshe kjo është hera e parë që ambasadori i Shqipërisë viziton komunën e Tearcës ndërsa dy bashkëbiseduesit janë dakorduar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *