Home / Sport / Anglia largon frikën, siguron kualifikimin

Anglia largon frikën, siguron kualifikimin

Pas dy barazimeve zhgënjyes me SHBA-të dhe Algjerinë, skuadra e Fabio kapelos mundi minimalisht 1-0 Slloveninë duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ave.

I vetmi rezultat që i shërbente kombëtares së “3 luanëve” ishte fitorja, e cila erdhi nga këmbët e Zhermein Defo. Sulmuesi i Totenhemit dërgoi topin në rrjetën e portierit Handanoviç në minutën e 23-të, duke qetësuar ekipin anglez. Vendi i dytë në grup dhe tashmë pret në 1/8 tw parën e grupit D.

Rezultati 1-0 ishte i kënaqshëm edhe për sllovenët, të cilët e panë veten të kualifikuar deri në minutën e 92-të të sfidës tjetër të grupit C, atë midis SHBA-ve dhe Algjerisë. Por goli i amerikanëve në minutën e dytë të shtesës rrënoi ëndrrën e ballkanasve për një kualifikim historik.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *