Home / Sport / Anglia në Botëror pa kapitenin Ferdinand

Anglia në Botëror pa kapitenin Ferdinand

Anglia është përfaqësuesja e rradhës që ka përjetuar një humbje të madhe para fillimit të Kampionatit Botëror, pasi nuk do të mund të llogarisë në kapitenin e saj Rio Ferdinand.

Rio Ferdinand i ka dhënë fund ëndrrës për të luajtur në kampionatin botëror, pas dëmtimit të pësuar të premten paradite në seancën stërvitore në San Siti të Afrikës së Jugut. Trajneri Fabio Kapelo ka thirrur në vend të kapitenit mbrojtësin e Totenhemit Majkëll Dozon, megjithatë dëmtimi i Ferdinand e ka lënë të shokuar kombëtaren angleze. Ai u dëmtua në gju pas një përplasje me Emil Heskin dhe u dërgua menjëherë në spital. Në fillim u mendua se mbrojtësi kishte ende shanse, por më pas, ai ka dalë prej spitalit me paterica. Po ashtu edhe mjekët konfirmuan se ai i ka dhënë fund aventurës në Afrikën e Jugut. Një dëmtim i rëndë për kombëtaren e “Tre luanëve”, që ka humbur një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Rio Ferdinand u zgjodh kapiten i Anglisë pak muaj më parë, duke i marrë shiritin Xhon Territ, i cili u përfshi në skandalin seksual me Vanesa Perronsel, ish të fejuarën e Uejn Brixh. Ai është një nga liderët e Anglisë dhe një siguri e përhershme në mbrojtje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *