Home / Sport / Argjentina e Maradonës nuk toleron as Greqinë

Argjentina e Maradonës nuk toleron as Greqinë

Argjentina e drejtuar nga Diego Armando Maradona u tregua e pamëshirshme edhe përballë Greqisë, duke arritur këtë herë një fitore të pastër 2-0.

Helenët i rezistuan sulmeve të latinëve deri në minutën e 77-të, kur De Mikelis vjen nga thellësia e mbrojtjes për të dërguar topin në rrjetë. De Mikelis gjendet në vendin e duhur për të goditur topin nga një rrëmujë e krijuar në zonë.

Vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Palermo dyfishon shifrat. Sulmuesi argjentinas gjuan topin e kthyer nga portieri kundërshtar, pasi më parë e kishte goditur kapiteni Lionel Mesi nga jashtë zone. Argjentina bëhet përfaqësuesja e parë në këtë Botëror që merr 9 pikë të plota ne grup, me një golavorazh 7-1.

Në 16-she kjo Argjentina do të përballet me Meksikën, ndeshje e cila do të luhet më 27 qershor.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *