Home / Sport / Argjentina nuk gabon përballë Nigerisë

Argjentina nuk gabon përballë Nigerisë

Argjentina e drejtuar nga Diego Armando Maradona mori fitoren e parë në Botërorin “Afrikë e Jugut 2010”, 1-0 përballë Nigerisë.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Heinze që në minutën e 6-të të takimit. Argjentina ka humbur një mori rastesh të tjera, ku mund të veçohen ato të Mesit dhe Higuain. Ndërkohë, në pjesën e dytë Nigeria është shfaqur disa herë rrezikshëm përballë portës argjentinase.

Leo Mesi ka shpërdoruar mjaft raste, duke mos dhënë atë që prisnin të gjithë, pavarësisht se rrezikoi disa herë nga gjuajtjet jashtë zonës. Megjithatë, Argjentina e nis në mënyrën më të mirë këtë Botëror, duke marrë parasysh se në dy ndeshjet e ardhshme në grup do të përballet me Korenë e Jugut dhe me modestët e Greqisë.

ARGJENTINE-NIGERI 1-0

ARGJENTINA (4-2-3-1): Romero; Gutierrez, Demichelis, Samuel, Heinze; Veron (28′ pII Maxi Rodriguez), Mascherano; Di Maria (40′ pII Burdisso), Messi, Tevez; Higuain (34′ pII Milito).

Në stol: Pozo, Andujar, Rodriguez, Bolatti, Garcè, Otamendi, Aguero, Palermo, Pastore.

Trajner: Maradona.

NIGERIA (4-3-3): Enyeama; Odiah, Yobo, Shittu, Taiëo (29′ pII Uche); Haruna, Etuhu, Kaita; Obasi (14′ pII Odemëingie), Yakubu, Obinna (6′ pII Martins).

Në stol: Aiyenugba, Ejide, Kanu, Afolabi, Utaka, Broën, Yussuf, Echiejile, Adeleye.

Trajner: Lagerback.

Gjyqtar: Stark (Germania)

Shënues: 6′ Heinze

Të verdhë: Gutierrez (A), Haruna (N)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *