Home / Lajme / Rajon / Asnjëherë s’do të bisedohet për çështjen e statusit

Asnjëherë s’do të bisedohet për çështjen e statusit

21 qershor-
Në njoftimin pëe media të Presidencës bëhet e ditur se presidenti Sejdiu e njoftoi delegacionin për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu një falënderim për kontributin që ka dhënë dhe po jep NATO-ja.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti të hënën një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Sverre Myrli nga Norvegjia dhe me përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Portugalia, Italia, Franca, Polonia e Sllovenia, ndërsa kërkoi një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare mbi Beogradin, i cili mbështet strukturat paralele në veri të vendit.

Në njoftimin pëe media të Presidencës bëhet e ditur se presidenti Sejdiu e njoftoi delegacionin për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu një falënderim për kontributin që ka dhënë dhe po jep NATO-ja.

Duke shfaqur qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për nevojën e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë, Sejdiu theksoi se reduktimi i këtyre trupave duhet të bëhet paralelisht me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po kështu, duke ritheksuar synimin e përhershëm të vendit tonë për integrim në institucionet euroatlantike, presidenti Sejdiu ka përsëritur edhe me këtë rast kërkesën për pjesëmarrjen, qoftë edhe në formë simbolike, të pjesëtarëve të FSK-së në misione ndërkombëtare, aty ku kjo prezencë shihet e nevojshme.

Me këtë rast presidenti njoftoi për marrëdhëniet shumë të mira që Republika e Kosovës ka me vendet fqinje, Maqedoninë, Shqipërisë dhe Malin e Zi, si dhe ka përsëritur se Kosova është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira edhe me Republikën e Serbisë, por gjithmonë në raport të dy shteteve të barabarta.

Ai ka theksuar se ka një varg çështjesh për të cilat mund të bisedohet me Serbinë, por ka theksuar se asnjëherë nuk do të bisedohet për çështjen e statusit të Kosovës, për integritetin e saj territorial.

Sejdiu theksoi se në pjesën veriore të vendit duhet të ketë një angazhim më të madh të të gjithëve për luftimin e dukurive negative, ndërkohë që kërkoi një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare mbi Beogradin, i cili mbështet strukturat paralele atje. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *