Home / Sport / Australi-Serbi, sfida që nuk vlejti

Australi-Serbi, sfida që nuk vlejti

Australianët e fituan 2-1 përballjen e fundit në grupin D, por nuk arrijnë të sigurojnë kualifikimin. Bashkë me Serbinë duhet të kthehen në shtëpi.

Në “Mbombela Stadium” të Nelspruitit, “kangurët” treguan forcën e tyre përballë ballkanasve, duke i bërë një mbyllje të këndshme aventurës afrikane. 2-1 ishte rezultati i kësaj sfide, që detyron të dyja përfaqësueset t’i japin lamtumirën Kupës së Botës.

Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë, me australianët që kaluan në epërsi të dyfishtë (Kahil 69’ dhe Holman 73’), kurse për serbët shkurtoi diferencën Marko Panteliç gjashtë minuta para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit uruguajian, Horge Laronda.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *