Home / Sport / Balak rikthehet te Bajer Leverkuseni

Balak rikthehet te Bajer Leverkuseni

Mesfushori gjerman ka arritur një marrëveshje me klubin e Bundesligës. Për Balakun është rikthim në “shtëpi”.

Shumë ekipe nga Europa ishin të interesuar për 32-vjeçarin, pas largimit të këtij të fundit nga Çelsi në përfundim të sezonit të kaluar. Në fund, Mikael Balak vendosi t’i bashkohet ish-skuadrës, me të cilën doli në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2002.

Vetë lojtari u shpreh i kënaqur me rikthimin në “Baj Arena”. “Ndihem mirë këtu. Kam kaluar momente të bukura dhe të suksesshme, të cilat dëshiroj të përsëriten”, pohoi mesfushori për faqen e klubit në internet.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *