Home / Sport / Barça, më e ‘populluara’ në Botëror

Barça, më e ‘populluara’ në Botëror

Barcelona është ekipi më i ‘populluar’ nga futbollistët në Botërorin 2010. Kampioni i Spanjës, në Afrikën e Jugut përfaqësohet nga 14 futbollistë, prej tyre plot 8 do të luajnë për Spanjën. Për shkak të lëndimit të disa lojtarëve, Chelsea ka rënë në pozitën e dytë, me 12 futbollistë që do të luajnë në këtë eveniment.

Barcelona e ka fituar epitetin e ekipit më të ‘populluar’ në Botërorin 2010. Në Afrikën e Jugut janë plot 14 futbollistë të ekipit të Pep Guardiolas, që do t’i përfaqësojnë vendet e tyre. Disa prej këtyre lojtarëve kanë mundësi të mira ta fitojnë këtë kompeticion, pasi që përfaqësojnë ekipe të forta si Spanja, Argjentina apo Brazili.

Kampioni i Spanjës e ka thyer rekordin e vet, të cilin e kishte arritur në botërorin Franca 98. Në Botërorin 2010 ishin 13 futbollistë të ekipit katalunas, që do të merrnin pjesë në eveniment, por atyre u është shtuar edhe përforcimi i fundit, David Villa, që e ngriti shifrën në 14.

Nëse llogariten vetëm futbollistët spanjollë, atëherë Barcelona me të vërtetë do ta përfaqësonte më së shumti Spanjën. Ekipi i Vicente del Bosque ka plot 8 futbollistë të klubit Blaugrana në ekip: Víctor Valdés, Gerard Piqué, Carles Puyol, Andrés Iniesta, Xavi, Sergio Busquets, Pedro e David Villa. Vetëm një ekip që mund t’i afrohet kontingjentit të një përfaqësueseje, përpos Barçës, është ai grek Panathinaikos.

Barça po ashtu ‘përfaqësohet’ te Franca me dy lojtarë: Thierry Henry e Eric Abidal; tek Argjentina me Leo Messi; te Brazili me Dani Alves; Bregu i Fildishtë me Yaya Toure dhe Meksika me Rafa Márquez.

Kësaj liste do t’i shtohej edhe meksikani Jonathan dos Santos, por në çastet e fundit selektori i Meksikës, Javier Aguirre, kishte vendosur ta linte jashtë talentin e ri, i cili gjithashtu luan në ekipin e të rinjve të Meksikës. Që Barça është ekipi më i përfaqësuar në Botëror është edhe falë mundësisë që ua dha trajneri Del Bosque dyshes Valdés-Pedro, që nuk ishin ftuar më parë.

Mirëpo, Barça duhet t’u falënderohet edhe lëndimeve të futbollistëve të Chelseas, ekip ky që kishte më së shumti futbollistë të ftuar nga 32 kombëtaret, por që u hendikepua pas lëndimeve të Michael Ballack, Michael Essien, Jon Obi Mikel, José Bosingwa e Didier Drogba (në dyshim), duke mbetur me 12 futbollistë që do t’i luajnë në Botëror.

Pastaj renditet Liverpool, që në Botëror do të ketë spanjollët Pepe Reina e Fernando Torres, argjentinas Javier Mascherano e Maxi Rodríguez, holandezët Dirk Kuyt e Ryan Babel dhe anglezët Glen Johnson, Steven Gerrard e Jamie Carragher. Kjo listë përcillet nga Real Madrid, Bayern Munich, Inter, Arsenal, Panathinaikos, Tottenham e Wolfsburg.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *