Home / Lajme / Maqedoni / Bashkësitë vendore shqetësohen për sigurinë

Bashkësitë vendore shqetësohen për sigurinë

9 qershor-
Nga bashkësia lokale Teteks pohojnë se ndonjëherë në rajonin e kësaj lagje policia shumë rallë kalon.Përfaqësues nga lagja e ashtuquajtur“Ajduçka malla” , lagje me shumicë maqedonas thonë se për çdo natë ka të rrinj dhe të mitur të cilët kunsumojnë alokoool dhe drogë në shoqëri të muzikës së lartë dhe kjo shkakton probleme në jetën e banorëve të kësaj lagje

Situata e sigurisë në qytetin e Tetovës dhe rrethinë është vlerësuar shqetësuese nga ana e kryetarëve të bashkësive lokale. Ata në këtë drejtim kanë akuzuar për neglizhencë policinë ku sipas tyre kjo e fundit nuk ndërmer masa të nevojshme për sigurinë e qytetarëve. Gjatë një takimi vjetor në komunën e Tetovës, përfaqësuesit e 8 bashkësive vendore , OSBE-ja, policia, ndërmarrja Pyjet e Maqedonisë, të cilët bashkërisht janë dakorduar që në të ardhmen të koordinojnë bashkëveprimet.

Alajdin Asani, nga kabineti i kryetarit të komunës së Tetovës, tha se neve si banorë na shqetëson pasiguria e jo shifrat pasi që kemi një qytet ku qytetarët ndjehen jo të sigurtë.

” Përderisa në qendër të Shkupit ka vrasje, plaçkitje dhe grabitje të bankave, atëherë sa të sigurtë mund të ndjehemi ne në Tetovë”, tha Asani.
Nga policia e Tetovës pohojnë se në Tetovë dhe Gostivar për 6 mujorin e fundit ka vetëm 6 tentim për vrasje dhe 2 vrasje ku njëri është zbardhur dhe njëri rast nuk është zbardhur. Përfaqësuesi i Bashkësisë lokale të Reçicës së madhe tha se në këtë fshat nuk ka siguri edhe pse sipas tij të gjitha rastet e vjedhjeve i paraqesin por nuk ndërmeret asnjë hap.

Nga bashkësia lokale Teteks pohojnë se ndonjëherë në rajonin e kësaj lagje policia shumë rallë kalon.Përfaqësues nga lagja e ashtuquajtur“Ajduçka malla” , lagje me shumicë maqedonas thonë se për çdo natë ka të rrinj dhe të mitur të cilët kunsumojnë alkoool dhe drogë në shoqëri të muzikës së lartë dhe kjo shkakton probleme në jetën e banorëve të kësaj lagje.

Edhe përfaqësuesi nga fshati Poroj Imer Kurtishi, tha se bashëkpunimi me policinë nuk ekziston në mes të bashkësive lokale dhe policisë ndërsa banorët po kërkojnë llogari nga kryetarët e bashkësive lokale për aksionet policore.

Nga koordinatori i baskësive lokale Sefa Osmani për gjendjen e pyjeve dhe prerjen e drunjëve tha se ato janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk ka përgjegjiësi për prerjen e tyre.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *