Home / Lajme / Maqedoni / BDI kundër amendamenteve për çështjet shqiptare

BDI kundër amendamenteve për çështjet shqiptare

26 qershor-
“Amandamenti kishte gjasa të mëdha për të kaluar pasiqë raporti i votave të anëtarëve të Komisionit ishte 4-4, mirëpo ishte vendimtare vota e deputetes së Bashkimit Demokratik për Integrim, Luljeta Marku e cila votoi kundër amendamentit dhe me këtë pamundësoi pëlqimin e tij në Komision”, thuhet në komunikatën e DR-së.

Demokracia e Re përmes një komunikate me shkrim bën të ditur se dje, gjatë debatit parlamentar në Komisionin për buxhet dhe financa për shqyrtimin e rebalancit të buxhetit, ku Demokracia e Re ka parashtruar 152 amandamente, u hodh poshtë amandamenti i Demokracisë së Re për ndarjen e mjeteve buxhetore për sigurimin e ujit të pijshëm në Gostivar dhe rregullimin e kanalit në Haraçinë.

“Amandamenti kishte gjasa të mëdha për të kaluar pasiqë raporti i votave të anëtarëve të Komisionit ishte 4-4, mirëpo ishte vendimtare vota e deputetes së Bashkimit Demokratik për Integrim, Luljeta Marku e cila votoi kundër amendamentit dhe me këtë pamundësoi pëlqimin e tij në Komision”, thuhet në komunikatën e DR-së.

Sipas DR-së, ky dhe aktet e shumta të ngjashme paraqesin edhe një dështim i radhës i partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, e cila nga njëra anë është e verbër dhe e heshtur në Qeveri dhe nuk ndërmerr asnjë hap për të mundësuar jetesë më të mirë për shqiptarët, e nga ana tjetër pa pikë turpi refuzon amendamentet e Demokracisë së Re që kanë për qëllim pikërisht përmirësimin e standardit jetësor në vendbanimet e banuara me shqiptarë. Absurd i llojit të vet!.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *