Home / Lajme / Maqedoni / BE-ja do t’i kthehet Maqedonisë në korrik, pohojnë diplomatë evropianë

BE-ja do t’i kthehet Maqedonisë në korrik, pohojnë diplomatë evropianë

Budvë, 15 qershor –
Zëvendës ministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas ka kërkuar që të mos ushtrohet aq presion ndaj Greqisë dhe të kenë parasysh jo vetëm përpjekjet që i bën ajo por edhe rrethanat në të cilat ndodhet nga aspekti i krizës ekonomike, e cila rezultoi me trazira sociale.

Urim Hasipi
Greqia në takimin e djeshëm në Luksemburg kërkuan kohë shtesë edhe prej disa muajve para sjelljes së vendimit përfundimtar për përcaktimin e datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, transmetojnë diplomatë evropianë, pjesëmarrës në tubimin e sotëm ministror të IEQ-së në Budvë.

Sipas diplomatëve evropianë, të cilët morën pjesë edhe në takimin e djeshëm të shefave të diplomacive të BE-së në Luksemburg, diskutimi për Maqedoninë, me kërkesë të Greqaië, ka përfunduar me konstatimin që të lihet pak kohë, duke pasur parasysh se nga ana greke ishte theksuar që bisedimet për kontestin me merin janë në fazë serioze dhe sjellja e çfarëdo lloj vendimi ndoshta nuk është hapi më i matur.

Zëvendës ministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas ka kërkuar që të mos ushtrohet aq presion ndaj Greqisë dhe të kenë parasysh jo vetëm përpjekjet që i bën ajo por edhe rrethanat në të cilat ndodhet nga aspekti i krizës ekonomike, e cila rezultoi me trazira sociale.

Një pjesë e komenteve ishin në kahje të asaj se prej dhjetorit, kur kryesues me Unionin ishte Suedia, kaluan gjashtë muaj, dhe se Maqedonia është kandidate për anëtarësim tashmë pesë vite, për ç’arsye përfundimisht duhet të sillet vendim. Përfaqësues të Belgjikës pyetën nëse do të ishte mirë që për datën e negociatave për Maqedoninë të bisedohet në takimin ministror në fund të korrikut, në muajin e parë të kryesimin belg me BE-më, që do të ishte e pranueshme nga shumica.

Çështjen që Maqedonia të vihet në rend dite dhe të sillet një vendim, e mbështetën Suedia, Austria, Italia, Sllovenia, Hungaria, të cilat vlerësuan se përcaktimi i datës për fillim të negociatave inkuadruese do të ndikojë pozitivisht edhe ndaj Maqedonisë e edhe ndaj kontestit bilateral për emrin me Greqinë dhe ndaj tërë rajonit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *