Home / Sport / Behrami titullar, Shaqiri zëvendësues ndaj Italisë

Behrami titullar, Shaqiri zëvendësues ndaj Italisë

Zvicra dhe Italia testuan forcat në prag të botërorit që nis me 11 qershor dhe zhvillohet në Afrikën e Jugut dhe u ndanë me barazimin 1-1.

Në Gjenevë të Zvicrës, në praninë e më së 30 mijë shikuesve, është zhvilluar ndeshja miqësore në mes Zvicrës dhe Italisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Valon Behrami është aktivizuar titullar dhe Xherdan Shaqiri si zëvendusues në këtë përballje mjaft interesante. Zvicra dhe Italia testuan forcat në prag të botërorit që nis me 11 qershor dhe zhvillohet në Afrikën e Jugut. Inler në minutën e 10-të shënoi për epërsinë e Zvicrës, por italianët e barazuan pas katër minutave. Autor i barazimit ka qenë futbollistit Quagliarella. Behrami ka luajtur me sukses të lartë plotë 58 minuta dhe është zëvendësuar nga futbollisti Barnetta, kurse Xherdan Shaqiri, talenti i madh shqiptar, futet në lojë në minutën e 88-të në vend të futbollistit Fernandes. Albert Bunjaku ka qëndruar në bankë dhe nuk iu është dhënë rasti në këtë miqësore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *