Home / Sport / Benitez presantohet si trajner i Interit

Benitez presantohet si trajner i Interit

Spanjolli është prezantuar sot zyrtarisht në krye të stolit zikaltër: “Të fitojmë duke luajtur bukur. Ekipi do të jetë gati që në gusht”.

Ideja qendrore e konferencës së parë si interist për 50-vjeçarin ishte “ruajtja e mentalitetit fitues”. Por ndryshe nga paraardhësi Hoze Mourinjo, spanjolli premton suksese duke luajtur futboll të bukur. “Mentaliteti im është të fitoj duke luajtur bukur, duke u bazuar në lojtarët që kam në dispozicion. Nëse të dyja nuk mund t’i bëjmë njëkohësisht, më mirë të fitojmë në fillim, pastaj të përmirësojmë lojën”, pohoi ish-tekniku i Liverpulit.

Hoze Mourinjo nuk ishte shumë dashamirës ndaj futbollit italian, kurse Benitez u shfaq më i afruar: “Gjëja e parë që vura re është se këtu futbolli ndihet kudo. Mjedisi është i ngjashëm me atë në Spanjë. Pres që gazetarët të na sulmojnë gjithnjë, por nëse fitojmë, gjithçka do të jetë më e lehtë”.

Mourinjo kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë me futbollistët. Po Benitez? “Përvoja më thotë që në fillim duhet t’i njoh lojtarët, pastaj të krijoj raportet. Secili ka mënyrat e veta, por e rëndësishme është të mbajmë mentalitet

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *