Home / Sport / Betim Aliu transferohet në Besë të Kavajës

Betim Aliu transferohet në Besë të Kavajës

Betim Aliu është futbollist i ri i Besës së Kavajës, ku kalon nga rradhët e Metalurgut. Aliu në skuadrën e kategorisë superiore të Shqipërisë do të qëndrojë në dy vitet e ardhshme.

Futbollisti shkupjan Betim Aliu ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Besës së Kavajës, dhe në dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e kësaj skuadre. Aliu, gjysmësezonin e fundit luajti në skuadrën e Metalurgut, mirëpo i pakënaqur me hapsirat që gjente vendosi të largohet. Për të, të interesuara ishin disa skuadra dhe për një moment dukej se ishet shumë pranë Shkëndijës së Tetovës, mirëpo në fund u vendos të kalojë në kampionatin shqiptar, në rradhët e Besës së Kavajës. Më i merituari për këtë transferim është futbollisti i mirënjohur Arben Nuhiu, i cili ka ndërmjetësuar në bisedimet dhe në realizimin e këtij transferimi, pasi siç dihet ai një kohë ka luajtur në ekipin nga Kavaja, ndërsa gjithashtu njeh mirë situatën në futbollin në Shqipëri. Ndryshe Betim Aliu është futbollist që rrjedh nga shkolla e Slloga Jugomagnatit, ndërsa në taborin e Metalurgut erdhi në janar nga skuadra finlandeze FC Kups. Ai gjithashtu ishte pjesë e përfaqëuseses së shpresave të Maqedonisë, ku u dallua më paraqitje të shkëlqyeshme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *