Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti vizitë treditore në Kortina të Italisë

Bexheti vizitë treditore në Kortina të Italisë

16 qershor-
Delegacioni që kryesohej nga kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti, në qytetin e Italisë, Cortina D’ampezo, ka mbajtur takime me përfaqësues të institucioneve publike dhe private. Duke pasur parasysh se Cortina është një ndër qendrat e skijimit më të njohura në mbarë Europën dhe një ndër qendrat më të vjetra në Itali, thithja e përvojave është e rëndësisë së veçantë për komunën e Tetovës.

Këmbimi i përvojave, mundësia për thithjen e eksperiencave dhe formimi i një pasqyre të qartë lidhur me aktorët kryesorë në sferën e turizmit, ekonomisë dhe parkut natyrorë që menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme që nga fillimi i shekullit të kaluar, ishte qëllimi i vizitës së delegacionit nga komuna e Tetovës në Itali.

Delegacioni që kryesohej nga kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti, në qytetin e Italisë, Cortina D’ampezo, ka mbajtur takime me përfaqësues të institucioneve publike dhe private. Duke pasur parasysh se Cortina është një ndër qendrat e skijimit më të njohura në mbarë Europën dhe një ndër qendrat më të vjetra në Itali, thithja e përvojave është e rëndësisë së veçantë për komunën e Tetovës.
Delegacioni nga komuna e Tetovës realizoi takim me presidentin dhe sekretarin gjeneral të “Le regole” që është një ndër institucionet që menaxhon 32 mijë hektar të teritorrit turistik në këtë vend, prej të cilave 16 mijë hektar i takojnë parkut natyrorë.

Kryeshefi ekzekutues i kompanisë “Faloria”, që është menaxhues kryesorë i qendrës për skijim, z. Ghezze, theksoi se kompania ka pajisur me ndihmë teknike dhjetë qendra të skijimit në Romani dhe po e njëjta ka aplikuar në projekt të ri për menaxhimin e mbarë rajonit.

Gjatë qëndrimit në Itali, delegacioni nga komuna e Tetovës vizitoi parkun nacional që ishte një rast i mirë për të parë mundësinë ruajtjes së biodiversitetit. Ndryshe, pritet që në fillim të muajit korrik një delegacion nga Kortina të qëndrojë për vizitë në komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *