Home / Sport / Boateng vs Boateng

Boateng vs Boateng

Në sport nuk janë të rralla tregimet për dy vëllezër që luajnë e garojnë së bashku ose kundër njëri-tjetrit. Në rastet e vëllezërve Laudrup në futboll, vëllezërve Shumaher në Formula 1 ose vëllezërve Petroviq në basketboll bëhet fjalë për dy vëllezër që luajnë në nivel shumë të lartë ose në nivelin më të lartë të mundshëm dhe shpesh ndodhë që në gara elite të klubeve të rivalizojnë njeri-tjetrin.

Sivjet në Kampionatin Botërorit kemi nju rast unik në reprezentacionin e Hondurasit ku luajnë tre vëllezër. Xheri, Vilson dhe Xhoni Palasios kështu do të hynë në histori të kësaj gare dhe nëse për asgjë tjetër Hondurasi do të mbahet gjatë në mend për këtë fakt.

Mirëpo, një tregim tjetër që ka të bëjë me vëllezërit dhe rivalitetin ndërmjet tyre, e që ka vëmendje shumë të madhe kohëve të fundit është ai midis gjysmë-vëllezërve Baateng. Xherom Boateng, i cili është pjesë e reprezentacionit të Gjermanisë dhe Kevin-Princ Boateng i cili luan për reprezentacionin e Ganës fare lehtë mund të ndodhë që sot do të luajnë kundër njëri-tjetrit në ndeshjen e këtyre dy reprezentacioneve në kuadër të grupit D, që vendosë se cili prej këtyre dy shteteve do të plasohet në të tetën e finales.

Dy njerëz dhe dy stile të ndryshme të lojës

Kevin-Princ Boateng (i lindur më 1987) dhe Xherom Boateng ( i lindur më 1988) janë djemtë e Princ Boatengut, një emigranti nga Gana i cili kishte shkuar në Gjermani më 1981. Princ Boateng kishte punuar punë të ndryshme në Berlin dhe kishte luajtur futboll si amator kurse vëllai i tij kishte qenë reprezentues i Ganës. Kur djali i tij i dytë Kevin-Princi ishte një vjeçar ai kishte braktisur atë së bashku me nënën dhe vëllaun e tij të madh për të jetuar me një tjetër grua, nënën e Xheromit.

Princ Boateng e kishte braktisur edhe familjen e tij të “re” kur Xheromi ishte pesë vjeçar kështu që edhe ai nuk ishte rritur me prani të fuqishme të babait të tij pranë.

Megjithatë Xherom dhe Kevin-Princ po thuajse janë rritur së bashku sepse janë takuar shpesh dhe më pas kanë luajtur në ekipe të grupmoshave të reja të klubit Herta duke arritur deri në ekipin e parë të këtij klubi të njohur nga Berlini.

Kevin Princi si tinejxher është vlerësuar si një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit në Gjermani. Mesfushori ofanziv ka zhvilluar 41 ndeshje për reprezentacionet e grupmoshave të reja të Gjermanisë (U15 – U 21) dhe pritej të ishte një nga yjet e reprezentacionit të parë. Mirëpo, vitin e kaluar para fillimit të Kampionatit Evropian të të rinjve Kevin-Princ Boateng ishte lënë jashtë reprezentacionit për shkak të mungesës së disiplinës. Ai vazhdimisht vonohej në stërvitje dhe nuk kishte qasje shumë pozitive ndaj tyre, duke e detyruar shtabin teknik që atë ta heqin nga ekipi, kurse vëllain e tij Xheromin ta mbajnë dhe me të në qendër të mbrojtjes të shpallen kampionë të Evropës për të rinj.

Ky incident duket se ndikoi shumë keq tek Kevin-PrincBoatengu, i cili më pas e fitoi besimin se nuk do të mund të luajë për reprezentacionin A të Gjermanisë dhe vendosi të marrë pasaportën e Ganës dhe të luajë për shtetin ku babai i tij kishte lindur dhe reprezentacionin ku xhaxhai i tij kishte luajtur dikur.

Përndryshe Kevin-Princ Boateng njihet si futbollist me shumë temperament, i cili jo rrallë reagon ashpër ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet e tij shpesh kanë shkaktuar lëndime të kundërshtarëve.

Në anën tjetër Xheromi duke qenë mbrojtës, më vonë se vëllai i tij ka dalë në sipërfaqe dhe para grupmoshës U-21 nuk ka qenë në asnjë reprezentacion të Gjermanisë. Por, loja e tij e mirë për Hertën dhe më pas Hamburgun, gjakftohtësia dhe disiplina e tij në fushë e bënë atë lojtar të pëlqyeshëm edhe për Joakin Lëvin, përzgjedhësin gjerman i cili atë e ftoi në Kampionat Botëror.

Loja fundamentalist e ndryshme është edhe pasqyrim i personaliteteve të ndryshme të këtyre dy gjysmë-vëllezërve. Përderisa Xheromi është njeri me karakter të qetë, etikë të madhe në punë dhe ambicie të madhe për sukses, Kevin-Princi ëhstë njeri i cili ka blerë tre automobilë brenda një dite të vetme, i cili pasi kishte shkuar të luajë në Angli (Totenhem) në vitin 2007, më shumë kishte kaluar kohë nëpër pabe dhe klube të natës sesa në fushë dhe kishte probleme kur ndërroheshin trajnerët në ekipin e tij.

Rivaliteti dhe marrëdhëniet jashtë fushës

Xherom dhe Kevin Princ-Boateng aktualisht nuk flasin midis vete dhe në rast të aktivizimit të të dyve në ndeshjen Gjermania – Gana do të ishte ky kulmi i rivalitetit të tyre, meqë lehtë mund të ndodhë që do të kenë duele direkte në fushë. Përkeqësimi i marrëdhënies së tyre ka ndodhur pas ndërhyrjes shumë të përfolur të Kevin-Princit ndaj Mihael Balakut në ndeshjen finale të Kupës FA ku ekipi i Kevin-Princit, Portsmuthi u mposht nga Çelsi. Kevin- Princi e lëndoi keq Mihael Balakun duke ia pamundësuar atij pjesëmarrjen në botëror. Mediat gjermane spekuluan shumë se ndërhyrja e tij ka qenë e qëllimshme dhe spekulimet bazoheshin në një konflikt që Balak dhe Boateng e kishin pasur më 2006, kur Balaku luante në Bajern, kurse Boatengu në Herta. Këtë ndërhyrja ndaj kapitenit të Gjermanisë, Kevin-Princit nuk ia fali as vëllai i tij Xheromi.

Nuk janë të vetmit

Xherom Boateng ka nënshkruar për Mançester Sitin për sezonin e ardhshëm, kurse Kevin-princ do të vazhdojë të luajë për Portsmuthin ndonëse jo në Premier Ligë dhe mund të ndodhë që rivaliteti i këtyre dy vëllezërve do të vazhdojë edhe në gara të ndryshme në Angli. Mirëpo, këta të dy nuk janë vëllezërit e vetëm që kanë luajtur për reprezentacione të ndryshme. Pak njerëz e dinë se vëllau i Krisitan Vierit, Maks Vieri ka zhvilluar gjashtë ndeshje për reprezentacionin e Australisë, ose se Tim Kejhil (Australi) ka luajtur kundër vëllaut të tij Kris Kejhilit (Samoa). Megjithatë, mosha dhe statusi i gjysmë-vëllezërve Boateng bëjnë që karrierat, por edhe rivaliteti e marrëdhëniet e tyre të përcillen me shumë vëmendje nga të gjithë.

BOX 1

Vëllëzërtit që kanë luajtur për shtete twë ndryshme:

Mikele Andreolo (Itali) dhe Raymundo Andreolo (Uruguai)
Xheri Bejker (SHBA) dhe Xho Bejker (Angli)
Xherom Boateng (Gjermani) dhe Kevin-Princ Boateng (Gana)
Xhim Braun (Skoci) dhe Xhon Braun (SHBA)
Kris Kejhil (Samoa) dhe Tim Kejhil (Australi)
Arçi Gudal (Irelandw) dhe Xhon Gudal (Angli)
Dejv Holins (Uels) dhe Xhon Holins (Angli)
Parfait Mandanda (Kongo) dhe Stiv Mandanda (Franca)
Kristian Vieri (Itali) dhe Maks Vieri (Australi)
Hoze Luis Vidigal (Portugali) dhe Lito Vidigal (Angolë)
Manfred Kizito (Ruandë) dhe Nestori Kizito (Ugandë)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *